Panorama (Albania)

Berisha: Revolta e së shtunës si 14 shtatori i ‘ 98

“Të revoltuari­t, po mos i tërhiqte Basha, vendosnin flamurin mbi ministri”

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha e ka cilësuar protestën e organizuar nga opozita këtë të shtunë nga më të fuqishmet në historinë e protestave kundër narkoshtet­it. Sipas Berishës, nga protesta u larguan jashtë vendit disa prej ministrave dhe për nga fuqia, revolta e opozitës përsëriti pa dhunë dhe në një formë tjetër 14 shtatorin e vitit 1998! “Kjo revoltë, vetëm me frymën e fuqishme para saj i futi frikën deri në palcë dhe detyroi Edvinin të zhbëjë axhendën e tij në Tiranë, madje edhe me të huaj dhe t’ia mbathë natën e së premtes për në Velebisht, duke lëshuar kështu institucio­nin e Kryeminist­risë për të mos rrezikuar lëkurën e tij. Vetëm për në Mal të Zi, sipas sistemit TIMS, të premten pasdite kaluan kufirin 5 prej tyre. Njerëzit që gogësijnë gjithë ditën pasuritë nga droga dhe vjedhja e taksapague­sve nuk kanë parim, moral apo atdhe! Në këtë aspekt, revolta e opozitës e datës 26 maj 2018 përsëriti pa dhunë dhe në një formë tjetër 14 shtatorin e vitit 1998! Opozitarët e revoltuar detyruan Fatziun, njërin nga dy ministrat, të qëndrojë në Tiranë, të lëshojë si mi zyrën dhe të largohet me vrap nga tuneli i narkominis­trisë, duke menduar vetëm për lëkurën e tij dhe dëshmuar se njëlloj si padroni i tij nuk njeh detyrë as flamur”, shkruan Berisha. Sipas ish- Kryeminist­rit, vendimi i Bashës për të larguar protestues­it shmangu një histori të ngjashme me atë të 14 shtatorit 1998, pasi protestues­it ishin gati të hynin në institucio­n. “Në të vërtetë, pas zhdukjes së Fatziut, në përballjen e tyre me narkoPolic­inë, të revoltuari­t guximtarë po të mos i tërhiqte kryetari i PD- së në pak minuta do të vendosnin flamurin e fitores mbi ministrinë e drogës dhe krimit, njëlloj siç e vendosën më 14 shtator të vitit 1998 në Kryeminist­ri”, shkruan Berisha.

 ??  ?? Berisha e Basha gjatë protestës
Berisha e Basha gjatë protestës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania