Panorama (Albania)

Basha u përgjigjet thirrjeve për dhunë: Ramën e Xhafajn do t’i largojë e vërteta

“PD lindi dhe është forcë europiane. Fuqia e saj janë njerëzit dhe vullneti i lirë i tyre dhe jo dhuna”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, falënderoi protestues­it që iu përgjigjën thirrjes së tij për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Përmes një reagimi për mediat, Basha garantoi se qëndrimi i opozitës ngelet i pandryshua­r dhe i pakompromi­s për largimin e Fatmir Xhafajt nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme. “Mirënjohje dhe respekt të thellë për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që dëshmuan dje, se në Shqipëri ka një popull europian dhe një qeveri antieuropi­ane, e cila nuk ndahet dot nga krimi dhe nga dhuna. Protesta i tregoi mbarë botës të vërtetën e krimit dhe të drogës, të vërtetën e vëllezërve Xhafaj, të vërtetën e një Kryeminist­ri, i cili është lidhur aq ngushtë me krimin sa nuk gjen dot një njeri pa lidhje me drogën, që të drejtojë ministrinë që duhet të luftojë drogën. Qëndrimi ynë është i pandryshua­r dhe i pakompromi­s: Fatmir Xhafaj duhet të largohet dhe do të largohet. Për sa kohë ai është ministër, nuk do të ketë hetim dhe drejtësi të vërtetë për të dhe për të vëllain dhe nuk do të ketë luftë të vërtetë kundër krimit dhe drogës”, tha Basha.

TËRHEQJA Vendimi i kreut të PD- së, Lulzim Basha, për tërheqjen e protestues­ve gjatë përplasjes me efektivët e Policisë së Shtetit u komentua gjerësisht në media. Për të gjithë ata që kërkuan që përplasja të vazhdonte, Basha ka dhënë një përgjigje sa i takon dhunës në protestë. Për Bashën, PD lindi si një forcë europiane ndaj edhe fuqia e saj janë njerëzit dhe jo dhuna. Sipas kreut të opozitës, Rama dhe Xhafaj do të largohen përmes të vërtetave që qytetarët do të mësojnë nga opozita dhe jo nga dhuna. “Atyre që bëjnë thirrje për dhunë, dua t’u përgjigjem direkt: Partia

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania