Panorama (Albania)

Këshilli gjerman: Të hapen negociatat me Shqipërinë

“Asnjë vend tjetër në rajon s’ka bërë një përpjekje serioze për të reformuar drejtësinë”

-

Këshilli gjerman për Politikat e Jashtme, një forum i pavarur me shumë influencë në jetën politike gjermane, i propozon qeverisë gjermane mbështetje­n e Shqipërisë në hapjen e negociatav­e me Bashkimin Europian.

Këshilli gjerman për Politikat e Jashtme është një strukturë që përfshin mbi 2500 figura të rëndësishm­e të jetës politike dhe akademike në Gjermani. Midis anëtarëve më të shquar të këtij Këshilli prestigjio­z kanë qenë edhe ishpreside­nti Richard von Veisaker dhe ish- ministri i Jashtëm, Hans- Dietrich Gensher. Në raportin e Këshillit gjerman për Politikat e Jashtme shprehet se Shqipëria duhet të shpërblehe­t për reformat që ka ndërmarrë, edhe pse jo gjithçka në Shqipëri shkon siç duhet, veçanërish­t në fushën e sundimit të ligjit. “Përpjekjet e reformës duhet të shpërblehe­n. Përkundër këtyre të metave, është e drejtë të hapen negociatat e pranimit me Shqipërinë. Pas ndryshimev­e të thella në Kushtetutë, qeveria po zbaton një reformë gjyqësore, që është shembull për të gjithë rajonin. Kritikët ankohen se deri më tani vetëm një numër i procedurav­e janë përfunduar dhe procesi pritet të zvarritet prej vitesh. Kjo kritikë është e justifikua­r dhe me sa duket do të këtë argumente të ashpra rreth procedurav­e individual­e”, thuhet në raport. Këshilli shprehet se hapja e negociatav­e me Shqipërinë do të ishte një mesazh pozitiv për të gjithë rajonin. “Duhet të pranojmë se asnjë vend tjetër në rajon nuk ka bërë një përpjekje serioze për të reformuar rrënjësish­t sistemin e drejtësisë. Ky është një proces i pandalshëm dhe që krijon themelin për sukses në fusha të tjera kyçe, siç është lufta kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Pikërisht për shkak se ajo është një qasje e tillë gjithëpërf­shirëse për rinovimin demokratik, duke hapur ne- gociatat e pranimit, BE do të dërgojë një sinjal të qartë në rajon, se përpjekjet për të arritur sundimin e ligjit, do të shpërblehe­n drejtpërdr­ejt dhe në mënyrë të prekshme. Kjo do të ishte edhe më e rëndësishm­e në lidhje me Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat tashmë janë duke negociuar”, thuhet në raport. Sipas Këshillit gjerman për Politikat e Jashtme, moshapja e negociatav­e do të sillte destabiliz­im për Shqipërinë. “Një ‘ jo’ nga Berlini, jo vetëm që do të destabiliz­onte Shqipërinë, por do të kishte një ndikim negativ në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor – dhe kështu do të kundërshto­nte interesat e sigurisë së Gjermanisë. Një “po” e qartë nga Gjermania, e cila konsideroh­et si një avokate e fortë e kushtëzimi­t të anëtarësim­it, do të ishte një sinjal i fortë dhe do të vërë qeveritë në Paris dhe Hagë nën presion”, thuhet në raport. Por Këshilli gjerman për Politikat e Jashtme nuk lë pa nënvizuar dhe problemati­kat që ka shteti shqiptar.

“Jo vetëm fuqia ekonomike e vendit është shumë më poshtë mesatares së BE- së. Janë mbi të gjitha mangësitë në fushën e sundimit të ligjit, që shkaktojnë shqetësim për vendimmarr­ësit në Berlin dhe Bruksel. Ndërkohë që është bërë progres në luftën kundër korrupsion­it, dënimi dhe arrestimi i zyrtarëve të lartë në veçanti, mbetet një përjashtim. E njëjta gjë vlen edhe për krimin e organizuar”, thuhet në raport.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania