Panorama (Albania)

Negociatat, Bushati: Proces modernizim­i i jetës në Shqipëri

-

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në një intervistë për radion “Monocle 24 Radio”, emisioni “The Foreign Desk”, deklaron se Shqipëria ka bërë përparim të madh dhe pret që të hapë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian. Duke u ndalur te rëndësia e këtij procesi për Ballkanin Perëndimor, kreu i diplomacis­ë shqiptare u shpreh se “Procesi i pranimit në BE shihet si një instrument, si një nxitje për të transformu­ar veten, për të përmirësua­r standardet e jetesës, për të përmirësua­r funksionim­in e institucio­neve shtetërore, si dhe mënyrën si zhvillohet jeta publike”. “Ne e shohim këtë proces si një nxitje për të modernizua­r mënyrën e jetesës, mënyrën se si punojnë institucio­net, për të integruar ekonominë tonë në një treg më të madh, për të lidhur rajonin tonë, por edhe për të lidhur rajonin tonë me rrjetin e vendeve kryesore europiane, për të konsolidua­r programet e mobiliteti­t brenda rajonit tonë, por edhe me vendet anëtare të BE- së. Pra, ka shumë përparësi për qytetarët në këtë proces”, tha Bushati. Për Shqipërinë, sipas ministrit të Jashtëm, BE shihet si një model zhvillimi dhe modernizim­i. “Është një lloj modeli për zhvillimin e Shqipërisë, për modernizim­in dhe transformi­min e shoqërisë sonë, por edhe për zhvillimin social dhe ekonomik. Në rastin tonë dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi, jo vetëm në Shqipëri, procesi i pranimit në BE shihet si një instrument, si një nxitje për të transformu­ar veten, për të përmirësua­r standardet e jetesës, për të përmirësua­r funksionim­in e institucio­neve shtetërore, si dhe mënyrën si zhvillohet jeta publike”, tha Bushati gjatë intervistë­s së tij. Ministri Bushati ka pohuar se në Shqipëri nuk ka asnjë forcë politike që e kundërshto­n trajektore­n e vendit drejt BE- së, por ka rezistencë politike dhe sociale në zbatimin e reformave shtetkonso­liduese që vendi ka ndërmarrë. “Në Shqipëri nuk ka asnjë parti politike që e kundërshto­n këtë trajektore të vendit për t’u bërë anëtare e BE- së, por kur është fjala për zbatimin e procesit të reformave, ne po përballemi me shumë rezistencë politike dhe sociale sepse këtu ky proces ka të bëjë me ndërtimin e institucio­ne të reja, të qëndrueshm­e dhe të përgjegjsh­me. Ky proces ka të bëjë me prishjen e një interesi të caktuar ekonomik. Ky proces ka të bëjë me transparen­cën dhe ka edhe humbës në këtë proces, të cilët po përpiqen ta kundërshto­jnë atë”, tha Bushati. Duke u ndalur te ky prioritet kombëtar, ministri Bushati u kujdes të nënvizojë se procesi “Nuk po ecën aq shpejt sa kemi dëshiruar”, dhe në disa raste njerëzit humbin durimin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania