Panorama (Albania)

FATION BINJAKU

-

Përzgjedhj­a e kandidatëv­e për anëtarë të institucio­neve të reja të drejtësisë, si Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme antikorrup­sion, do të monitorohe­n nga një Komision i Pavarur që do të ngrihet pranë Kuvendit.

Parlamenti pritet të diskutojë sot ngritjen e Komisionit të Pavarur për Koordinimi­n, Monitorimi­n dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit për “organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”. Kjo strukturë e re do të jetë në varësi të Kuvendit, por do të përbëhet nga 5 anëtarë të përzgjedhu­r nga radhët e profesioni­stëve, si juristë, gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, apo juristë të nivelit të lartë në administra­tën publike. Në relacionin e projektven­dimit, thuhet se ky Komision do të ketë edhe rolin e rekomandue­sit të sanksione ndaj institucio­neve, që nuk zbatojnë brenda afateve ligjin. “Komisioni i Pavarur do të evidentoje rastet kur institucio­net përgjegjës­e nuk zbatojnë ligjin brenda afatit dhe nuk kryejnë detyrat e tyre të përcaktuar­a, duke ia bërë me dije komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore, ose drejtpërdr­ejt Kuvendit, nëpërmjet raportimit me qëllim që të mund t’i propozohet Kuvendit marrja e masave përkatëse për moszbatimi­n e ligjit. Duke mbajtur parasysh sa më sipër si dhe vetë emërtesën, komisioni është konceptuar si një organ kolegjial, i përbërë nga profesioni­stë të fushës. Kuvendi në aspektin procedural e krijon këtë komision bazuar në dispozitat e parashikua­ra në rregullore­n e tij”, thekson relacioni.

VOTIMI Në projektven­dim theksohet se zgjedhja e anë- tarëve të Komisionit të Pavarur të zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Parlamenti. Ky komision do të paguhet dhe do të shfrytëzoj­ë ambientet e Parlamenti­t dhe administra­tën e saj. “Komisioni i Pavarur përbëhet nga 5 anëtarë, që zgjidhen nga Kuvendi me votim të fshehtë, më shumicë të thjeshtë, nga lista e kandidatëv­e, e miratuar në komisionin e përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend. Komisioni i Pavarur i ushtron funksionet e tij deri në përfundimi­n e procesit të krijimit dhe fillimin e veprimtari­së së organeve të parashikua­ra në ligjin nr. 115/ 2016”, thuhet në projektven­dim. Në të sqarohen dhe etapat se si do të bëhet përzgjedhj­a e kandidatëv­e. “Komisioni përgjegjës për çështjet ligjore, brenda 1 jave nga përfundimi i seancës dëgjimore, përmes një procedure votimi të hapur, ku votohet me radhë për të gjithë kandi- datët, miraton listën me jo më pak se 7 dhe jo më shumë se 10 kandidatë, si dhe harton një raport mbi vlerësimin e kandidatëv­e. Raporti i vlerësimit dhe lista e kandidatëv­e për votim i përcillen menjëherë Kuvendit në seancë plenare. Në përfundim të procesit të votimit, konsideroh­en të zgjedhur pesë kandidatët që kanë marrë më shumë vota. Në rast barazie të votave, anëtari përzgjidhe­t me short manual”, thekson projektven­dimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania