Panorama (Albania)

Autostrada e vdekjes u merr jetën dy të rinjve nga Tirana

Po ktheheshin nga Shëngjini, viktimat Erald Uzuni e Klodian Vladi

-

Ka qenë një defekt i makinës në ecje, që shkaktoi aksidentin e rëndë me dy të vdekur në aksin rrugor Milot- Fushë- Krujë.

Makinës “Volkswagen” i ka dalë një prej gomave, duke bërë që drejtuesi të humbë kontrollin dhe të dalë nga rruga. Për shkak edhe të shpejtësis­ë së madhe, aksidenti rezultoi fatal për dy prej katër të rinjve që ndodheshin brenda makinës. Nga hetimet paraprake rezulton se, pasi pësoi defektin, makina ka vazhduar dhe 100 metra të tjera, derisa në fund u përplas keq. Mjeti është rrokullisu­r disa herë dhe më pas ka përfunduar jashtë rruge. Drejtuesi i makinës, Erald Uzuni, 26 vjeç, dhe Klodian Vladi, 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërruan jetë gjatë dërgimit në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nga profilet e tyre në rrjetet sociale, dy të rinjtë rezultojnë se ishin të pasionuar pas palestrës, pasi dhe format e tyre trupore e dëshmonin këtë gjë. Ndërsa njëri nga të plagosurit Mario Uzuni, 18 vjeç, sipas mjekëve, gjatë natës gjendja e tij shëndetëso­re është rënduar, kurse i plagosuri tjetër, A. C., 23 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Katër të rinjtë po ktheheshin nga Shëngjini në drejtim të Tiranës. Viktima Erald Uzini dhe i plagosuri Mario Uzuni kanë lidhje gjaku me njëri- tjetrin, ndërsa dy personat e tjerë që udhë- tonin bashkë me ta. ishin shokë të tyre. Në momentin e aksidentit, makina po udhëtonte në drejtim të Tiranës, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Në momentin kur i ka rënë goma e përparme, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke sjellë dhe goditjen e fatale. Policia dhe autoambula­nca mbërritën në një kohë të shpejtë në vendin e ngjarjes, duke u dhënë ndihmën e parë katër të rinjve, por për dy prej tyre gjithçka ka qenë e kotë. Ata ndërruan jetë gjatë dërgimit në spital për shkak të plagëve të marra në kokë dhe disa pjesë tjera të trupit, ndërsa goditjen e fortë që ka pësuar makina e dëshmon qartë dhe dëmtimi i plotë i saj. Autostrada Milot- Mamurras mund të konsideroh­et pa frikë si rruga e vdekjes. Që prej ndërtimit të saj kanë ndodhur me dhjetëra aksi- dente me viktima, fakt ky që dëshmohet dhe nga lulet që janë të vendosura në çdo kilometër të këtij segmenti në përkujtim të personave që kanë humbur jetën. Mungesa e sinjalisti­kës, hyrje- daljet e paligjshme, si dhe shpejtësia tej normave të lejuara e drejtuesve të automjetev­e janë shkaqet kryesore të këtyre aksidentev­e. Gjatë muajve të fundit Policia ka shtuar patrullime­t në këtë segment rrugor, ku nuk kanë munguar dhe masat ndëshkimor­e për drejtuesit e automjetev­e, por kjo duket se nuk po jep ndikim pozitiv në reduktimin e numrit të aksidentev­e.

 ??  ?? Makina e aksidentua­r në aksin Milot - Fushë- Krujë
Makina e aksidentua­r në aksin Milot - Fushë- Krujë
 ??  ?? Viktima, Klodian vladi
Viktima, Klodian vladi
 ??  ?? Viktima, Erald Uzuni
Viktima, Erald Uzuni
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania