Panorama (Albania)

Hapet sezoni i ri turistik, Frrokaj: Do të gjeni pastërti dhe rregull

-

LEZHE – Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, u është rikthyer daljeve publike pas arrestimit të bujshëm në mesin e muajit mars për abuzime me tokën në zonën e bregdetit në Shëngjin. Frrokaj ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së sezonit turistik, që u organizua pikërisht në Shëngjin. Sheshi “Willson” u bë promovuesj­a e kulturës dhe mikpritjes për të gjithë ata që do të zgjedhin këtë bregdet për pushimet e kësaj vere. Koncerti festiv i mbrëmjes i dha larminë aktivitete­ve të organizuar­a me këtë rast. Artistë të shumtë u ngjiten në skenën e vendosur në shesh, duke argëtuar qindra pushues që tashmë janë vendosur në Shëngjin për të shijuar freskinë e detit. Kreu i bashkisë, Fran Frrokaj, premtoi se gjithçka do të jetë më mirë se vitin e shkuar, ndërsa shtoi se në pikun e sezonit edhe infrastruk­tura rrugore do të jetë e përmirësua­r. “Sivjet gjithçka do të jetë më e mirë nga vjet. Dhe vitin tjetër do të kemi përsëri një revolucion që të jetë gjithmonë kjo situata përsëritës­e. Për emigrantët rruga e rikonstruk­tuar do të krijojë një farë kaosi për pushuesit, por pastaj do të jetë në një standard të pranueshëm. Ju garantoj se institucio­ni që unë drejtoj do të jetë në lartësinë e duhur për të ofruar kushte në të gjithë vijën bregdetare të Shëngjinit, me qëllim që pushuesit të gjejnë pastërti dhe rregull”, tha Frrokaj. Më tej, kreu i bashkisë foli për impulse të reja në administri­min e turizmit dhe me këtë rast prezantoi edhe administra­torin e ri të Shëngjinit. Ky i fundit foli për angazhim maksimal, ndërsa kërkoi mbështetje­n e çdo banori të Shëngjinit. “Do punojmë për të krijuar një mjedis sa më miqësor dhe të pastër për pushuesit. Unë kërkoj bashkëpuni­min e çdo banori të Shëngjinit, që ta krijojmë këtë mundësi për pushuesit që ata të krijojnë pushime sa më të këndshme”, tha Gjok Caci. Në hapjen e sezonit turistik veror, Lezhës iu rikthye edhe “Hoteli i Gjuetisë”. Një prej zonave më të njohura në vend dhe sigurisht ndër më atraktivet, hapi dyert mbrëmjen e së shtunës për të qenë gjithnjë në shërbim të vizitorëve e turistëve. Krahas arkitektur­ës së rezidencës që i shërbeu ministrit të Brendshëm të Duçes, Kontit Ciano dhe diktatorit të pasçlirimi­t, natyra e kësaj zone do të jetë mundësi pa fund, ndërsa do të shijohen edhe pjatat më të mira që kjo zonë i ka servirur gjithnjë. e. h

 ??  ?? Fran Frrokaj në ceremoninë e çeljes së sezonit turistik
Fran Frrokaj në ceremoninë e çeljes së sezonit turistik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania