Panorama (Albania)

"Tirana Lexon", dy net me letërsinë austriake

-

Flitet shpesh për krizën e leximit, e cila ka përfshirë jo vetëm Shqipërinë, por është një fenomen botëror, i ndikuar nga teknologji­a e të tjerë faktorë socialë, megjithatë , "Tirana lexon". Në datat 24 dhe 25 maj, IDMC - Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë zhvilloi sërish aktiviteti­n që mban këtë titull me synimin për të nxitur leximin dhe debatin rreth letërsisë. Këtë vit kjo maratonë leximesh iu dedikua letërsisë austriake. Ky aktivitet, i organizuar në kuadër të vitit kulturor Austri- Shqipëri, mblodhi rreth vetes shumë të rinj që mbushën plot sallën "Gëte" të Teatrit Eksperimen­tal "Kujtim Spahivogli". Autorë dhe libra të letërsisë austriake u vendosën në qendër të diskutimit, moderuar nga studiues dhe lëvrues të letërsisë, si Jonila Godole, Agron Tufa, Lazër Stani, Agim Baçi, Alda Bardhyli dhe Lili Sula. U fol për Elfride Jelinek me librin "Dashnorët", Rainer Maria Rilke me "Elegji Duine", Stefan Zëeig me "Bukinisti Mendel", Andrea Grill me "Qaj e qesh", Klemens Renoldner dhe Christina Maria Landërl. Natën e parë të aktiviteti­t të ftuar prezentë ishin tre autorët e huaj Andrea Grill, Klemens Renoldner dhe Christina Maria Landwrl dhe autori shqiptar Agron Tufa. Drejtoresh­a e IDMC- së, Dr. Jonila Godole, përshëndet­i të pranishmit dhe shpjegoi shkurtimis­ht qëllimin e këtij aktiviteti, duke ngritur shumë pikëpyetje rreth asaj çfarë vlen të diskutohet sot me të rinjtë, krizës së letërsisë, faktorëve të transformi­mit të saj ndër vite, ndikimit të lëvizjes së autorëve në vende të ndryshme te letërsia e tyre, tek ajo që ata sjellin përpara publikut. I pranishëm në hapjen e këtij aktiviteti ishte ambasadori austriak në vendin tonë, Johann Sattleri, cili vuri theksin në sinergjinë e krijuar nga shkëmbimi i këndvështr­imeve të autorëve austriakë dhe autorëve e përkthyesv­e shqiptarë si dhe falënderoi të gjithë ata që mundësuan këtë aktivitet.

Ndërsa shkrimtari Agron Tufa u shpreh se sot përpiqet të bëhet një letërsi e njeriut nga strukturat totalitare. "Shkrimtari shqiptar është shumë kokëfortë dhe i lidhur fort me rrënjët, qoftë edhe kur eksperimen­ton me fjalë, dhe nëse ka diçka që e bën të ngjashëm me shkrimtarë­t e popujve të tjerë, ai është një repertor ëndrrash kolektive", shtoi ai. Autorja Andrea Grill ndau me të pranishmit procesin e shkrimit. "Kur shkruaj, mendoj për një tip publiku, të cilit dua t'i drejtohem, sepse nuk mund të mendoj për të gjithë", tha ajo, duke shtuar se teknologji­a do ta ndryshojë letërsinë e këtij fundshekul­li, ashtu siç po ndryshon gjithçka tjetër në sfera të ndryshme. Autori Klemens Renoldner lexoi për të rinjtë një fragment nga libri i tij më i ri që pritet të publikohet në 2019ën, romani "Kepi i Shpresës së Mirë", në të cilin rrëfehen kujtimet e një fëmije për gjyshin e tij, edukatën dhe moralin e dy poleve, po- ja dhe jo- ja, toleranca dhe autoriteti etj.

 ??  ?? Nga aktiviteti “Tirana lexon”
Nga aktiviteti “Tirana lexon”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania