Panorama (Albania)

PROTESTË EDHE NË FRANCË

-

Mijëra demonstrue­s pro dhe kundër së djathtës ekstreme janë përballur në mitingje rivale masive në Berlin të dielën, ku thirrjet “ne jemi populli” u përzien me tekste këngësh, që përfshinin fjalë si “largohuni, nazistë” dhe muzika tekno. Policia u vendos të dielën mes dy grupeve për të parandalua­r përplasjet, pasi militantët e majtë u zotuan të sabotojnë marshimin nga partia antiimigra­cion, antiislam, AfD. Në “Twitter”, Policia e Berlinit ka njoftuar se u ishte dashur të përdornin sprai djegës sysh për të ndaluar demonstrue­sit që të shkatërron­in pengesat që ndanin Partia kryesore e majtë e Francës, sindikata e linjës së ashpër CGT dhe rreth 80 organizata të tjera të shtunën kanë mbledhur disa mijëra njerëz në protesta në të gjithë vendin kundër reformave të Presidenti­t Emmanuel Macron, në sektorin publik. Unionet thanë se vetëm në Paris ishin 80 protestues ndërsa sipas Policisë, në Paris ishin 21 mijë vetë. mitingjet në sheshin “Leipziger” të Berlinit. Ata njoftuan gjithashtu mbylljen e urës për të mos lejuar demonstrue­sit e AfD- së që t’u afrohen kundërshta­rëve të tyre. Kundërprot­esta e organizuar nën sloganin “Ndalni urrejtjen, ndalni AfD”, u nxit nga një thirrje e partisë së ekstremit të djathtë për përkrahësi­t e saj, për të marshuar në kryeqytet “për të ardhmen e Gjermanisë”. Sipas Policisë, disa mijëra mbështetës të AfD- së iu përgjigjën thirrjes, duke u mbledhur në stacionin kryesor të Berlinit menjëherë pas mesditës së të dielës, përpara se të hynin në portën e Brandenbur­gut. Ata mbanin flamuj të Gjermanisë dhe tullumbace blu, ngjyra e AfD- së. Protestues­it thërrisnin “Merkel duhet të sh- kojë” dhe “Ne jemi populli”. Thirrjet e tyre u mbytën herë pas here nga fishkëllim­a, të bërtitura me sharje dhe ngritje të gishtit të mesit nga kundërdemo­nstruesit në rrugët anësore të rrethuara me kordonë dhe policë. Marshimi i AfD- së të dielën shënon shfaqjen e parë publike të forcës nga grupi i ekstremit të djathtë, që kur ata u bënë partia më e madhe e opozitës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania