Panorama (Albania)

Italia mbetet pa qeveri, Conte dorëzon mandatin

Savona, 82- vjeçari që ‘ rrëzoi’ bashkimin mes dy ekstremeve

- Paolo Savona

Italia mbetet ende pa qeveri pas 84 ditësh nga zgjedhjet, sipas mediave italiane, një rekord për historinë republikan­e.

I ngarkuari për Kryeminist­ër apo President i Këshillit siç quhet në Itali, Giuseppe Conte, të dielën në mbrëmje ka hequr dorë nga mandati i tij, pas katër ditësh që e mori. Njoftimi erdhi nga Presidenca italiane në përfundim të bisedës mes Presidenti­t të Republikës, Mattarella, dhe të ngarkuarit për Kryeminist­ër, Conte, një bisedë që ka zgjatur rreth një orë. Ky ishte fundi i përpjekjes për të formuar një qeveri të drejtuar nga Lega- 5 Yjet. Në këtë rast ka pasur një përplasje të rrallë institucio­nale. Mospajtimi i madh ka ardhur mbi emrin e propozuar për ministër të Ekonomisë, Paolo Savona. Politikani 82- vjeçar ka qenë ministër i Industrisë dhe Tregtisë në vitet ‘ 93-‘ 94. Ai ka marrë gjatë viteve ‘ 70 disa çmime ekonomike dhe njihet për vlerat akademike. Por është shprehur kundër qëndrimit të Italisë në euro. Mattarella ka deklaruar se nuk do të pranojë imponime për listën e ministrave dhe nuk do të miratojë asnjë ministër ekonomie me politika kundër euros, siç njihet hapur Savona. Dy biseda të gjata në Presidencë me liderët e Lëvizjes 5 Yjet dhe Legës, respektivi­sht Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini, janë kryer para se të mbërrinte Conte në Presidencë. Di Maio dhe Salvini i kanë kërkuar Presidenti­t Mattarella që të zhbllokojë funksionim­in e qeverisë duke miratuar listën e ministrave siç e kanë kërkuar ata, por Presidenti nuk ka lëshuar rrugë për këtë çështje që e ka konsiderua­r thelbësore për rrugën që do të ndjekin politikat e Italisë në Unionin Europian. “Kemi punuar dy javë, ditë e natë, për të lindur një qeveri që do të mbrojë interesat e qytetarëve italianë. Por dikush na tha Jo”, ka shkruar kreu i Legës, Matteo Salvini, në “Twitter”. Conte, në përfundim të bisedës ka falënderua­r Presidenti­n Mattarella, Salvini- n dhe Di Maion. “Kam bërë përpjekjen mak- simale, dhashë vëmendjen maksimale për të përmbushur këtë detyrë në një klimë bashkëpuni­mi me eksponentë të forcave politike që më përcaktuan”, tha ai. Ndërsa Presidenti i republikës, pasi ka sqaruar se pengesa ishte vetëm propozimi për ministrin e Ekonomisë, të cilin dy liderët politikë të shumicës nuk pranuan ta ndërronin, Mattarella vuri në dukje të gjitha rreziqet që do të haste Italia me një ministër që do të vinte në dyshim qëndrueshm­ërinë në sistemin e monedhës unike europiane. “Italia është një nga vendet themeluese të Unionit Europian, është protagonis­te”, kujtoi Mattarella. Sa për mundësinë e zgjedhjeve të reja, Presidenti i Italisë tha se “Do ta marr këtë vendim në orët në vazhdim”.

 ??  ?? Conte, duke deklaruar tërheqjen nga mandati i Kryeminist­rit
Conte, duke deklaruar tërheqjen nga mandati i Kryeminist­rit
 ??  ?? Nga takimi i dytë Kim- Moon
Nga takimi i dytë Kim- Moon
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania