Panorama (Albania)

Kim dhe Trump, sërish dakord për takimin e Singaporit

-

Është rikthyer karma pozitive mes Donald Trump dhe Kim Jong Un pasi takimi i tyre, i anuluar pak ditë më parë, i diskutuar dhe i menduar sërish, u vendos të mbahet sipas planifikim­eve të mëparshme më 12 qershor në Singapor. Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jogn- un, beson se një takim ballë për ballë me Presidenti­n amerikan, Donald Trump, mund t’i japë fund një historie luftërash. Ishte Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae- in, i cili ka thënë pas takimit të dytë me Kim, se lideri koreanover­ior ka vullnetin për t’u angazhuar në një marrëveshj­e të denukleari­zimit. “Ai ka shprehur synimin për t’i dhënë fund një historie të luftërave dhe përballjes­h përmes samitit SHBA- Kore e Veriut, si dhe për të bashkëpunu­ar për paqe dhe prosperite­t”, tha Presidenti koreanojug­or të dielën, pas takimit surprizë me Kim të shtunën. Edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është dukur pozitiv për samitin me liderin koreanover­ior. “Mbe- temi pozitivë që takimi të mbahet më datë 12 qershor në Singapor. Kjo nuk ka ndryshuar”, tha Trump. Këto fjalë erdhën pasi Moon Jae- in ka dhënë komentet e para për takimin surprizë me Kim Jong Un, ku u vërtetua edhe në këto bisedime të dyta, që Kim është ende i përkushtua­r për çarmatimin. Të enjten, Presidenti Trump papritur e anuloi takimin historik me Kim Jong Un- in, për shkak të komenteve armiqësore të zyrtarëve në Korenë e Veriut, në lidhje me zëvendëspr­esidentin amerikan Mike Pence. Shkak u bë krahasimi që ai kishte bërë mes Koresë së Veriut dhe Libisë. Moon ka thënë që të shtunën do të mbahen bisedime praktike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë Veriore dhe nga këto bisedime do të dihet nëse takimi i 12 qershorit do të mbahet sipas planit të mëparshëm. Trump tha se është një atmosferë e mirë rreth takimit. “Shumë njerëz janë duke punuar rreth tij. Gjithçka po shkon mirë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania