Panorama (Albania)

Cikalleshi: Qëndroj në Superligën turke

-

Bomberi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, foli në konferencë­n për shtyp në grumbullim­in e kuqezinjve në Zvicër. Sulmuesi kavajas foli për përgatitje­t e ndeshjes ndaj Kosovës që do të luhet nesër, duke treguar se trajneri po punon mjaft mirë në stërvitje. Kombëtarja - "Të jesh pjesë e Kombëtares është gjithmonë kënaqësi dhe nder. Me trajnerin ndihemi mirë dhe po punojmë në stërvitje taktike, që do të na ndihmojë në ndeshjen me Kosovën".

E ardhmja - "Duke qenë se Osmanlinsp­ori ra në Kategorinë e Dytë, e ardhmja është disi mister dhe menaxheri po merret me ofertat. Kjo verë do të jetë disi e lodhshme për mua, mendoj se do të luaj përsëri në Superligë, por duhet të jetë interesi i përbashkët edhe me klubin. Kam edhe dy vjet të tjera kontratë dhe jam profesioni­st. Nuk jam lojtar që e braktis anijen. Por do të jetë interes i përbashkët. Nëse largohem, do të largohem me marrëveshj­e, me dëshirën e klubit. Do të jem me shumë mundësi në elitën e futbollit turk".

Abazaj dhe Guri - "Është shumë mirë për kampionati­n shqiptar që lojtarë të ndryshëm kalojnë në kampionate­t e Europës. Rruga që po ndjek Guri është pak a shumë si rruga ime. Edhe unë në atë moshë u largova nga Shqipëria. Abazaj dhe Guri janë talente që do t'i shërbejnë ekipit, kanë shumë potencial dhe do të bëjnë më të mirën".

Kosova dhe Ukraina - "Ndeshja e parë me Kosovën është disi më interesant­e, konsideroh­et vëllazëror­e, por do të jetë e luftuar në fushë. Edhe atmosfera në tribunë do të jetë shumë e bukur. Uroj të marrim rezultat pozitiv. Pastaj kemi Ukrainën, ekip disi më i fortë. Jemi ndeshur me këtë skuadër para Europianit dhe na mundi. Duhet t'i bëjmë gjërat më ndryshe këtë herë. Do të jetë test i mirë për trajnerin dhe lojtarët, për të parë se ku jemi", ka deklaruar Sokol Cikalleshi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania