Panorama (Albania)

Banesa e bllokuar, dyshime se u përdor nga rrëmbyesit e Gazmend Çollakut e Stafukës

Autorët e disa ngjarjeve të rënda, me veshje Policie. Në banesën e emigrantit u gjet armatim i një grupi të strukturua­r kriminal

- DURRES/

Zbulimi i një arsenali armësh në një banesë të braktisur mund të çojë në zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale, që kanë ndodhur vitet e fundit në Durrës.

Bëhet fjalë për snajper e silenciato­rë, automatikë, pistoletë, si dhe veshje e fenelina të Policisë. Pikërisht nisur nga uniformat e Policisë, ka dyshime se personat që kanë fshehur armët në apartament­in pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës, mund të kenë realizuar rrëmbimin në qendër të Durrësit dhe më pas ekzekutimi­n e Gazmend Çollakut. Po me uniformë Policie ishin të veshur personat që rrëmbyen Enver Stafukën në Fushë- Krujë. Nisur nga ky fakt, grupi hetimor dyshon se mund të kemi të bëjmë me një grup kriminal mjaft të rrezikshëm, duke mos e përjashtua­r një lidhje të mundshme të këtij arsenali të zbuluar me dy ngjarjet e mësipërme.

Arsenali i armëve u gjet në apartament­in e 56- vjeçarit Xhevahir Lushka, me orgjinë nga Fieri. Pas sekuestrim­it, Policia e Durrësit i ka dërguar në laboratori­n e Kriminalis­tikës për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale të pazbardhur. Policia dyshon se arsenali i armëve, mes të cilave edhe katër silenciato­rë, krehra me fishekë, fenelina, mjete dhe veshje Policie e kapuça, si dhe sasi e vogël e lëndës narkotike e dyshuar marijuanë, i përket një grupi të strukturua­r kriminal, në Durrës e më gjerë. Ekspertët kriminalis­të kanë marrë edhe shenjat e gishtërinj­ve dhe pro- va të tjera në vendin ku zbuluan armatimin, me qëllim për të identifiku­ar poseduesin e tyre. Mësohet se apartament­i posedohej aktualisht nga shtetasi Xhevair Lushka, 56 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Sipas burimeve, banesën, që ndodhet në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës, vite më parë ai e përdorte gjatë periudhës së verës. Por prej disa kohësh, banorët nuk kishin pikasur asnjë person të futej dhe të dilte nga apartament­i. Hetuesit e Policisë dyshojnë se apartament­i përdorej nga persona me precedentë kriminalë, të cilët e kishin kthyer në strehën e tyre, duke fshehur edhe armatimet dhe uniformat e Policisë, që dyshohet t’i kenë përdorur në aktiviteti­n e tyre kriminal. “Personi që kishte në posedim apartament­in, është shpallur në kërkim, por kemi mësuar se ai nuk ndodhet në Shqipëri dhe ka emigruar në SHBA. Dyshojmë që ky apartament, në dijeni ose jo të poseduesit, përdorej nga një grup i strukturua­r kriminal. Tani, Xhevahir Lushka ( pronari) ia ka lënë ndonjë të afërmi apo të njohuri çelësat e apartament­it apo personat ende të panjohur kanë pikasur që ai ndodhej në SHBA dhe kanë hyrë në këto ambiente pa dijeninë e tij, këtë nuk e dimë. Por, duke marr parasysh faktin se janë gjetur armë, të cilat i disponojnë vetëm grupe kriminale, dys- hojmë se kemi të bëjmë me një bandë kriminale që vepron në Durrës e më gjerë”, thanë burime nga grupi hetimor për gazetën, duke shtuar: “Në rrethin e Durrësit janë disa ngjarjet që kanë ndodhur nga persona të maskuar me uniforma Policie, siç është rrëmbimi dhe më pas ekzekutimi i Gazmend Çollakut, rrëmbimi i Enver Stafukës në FushëKrujë, grabitja e dy automjetev­e në autostradë, si dhe grabitja e një kambisti në qendër të Durrësit. Ngjarje, të cilat mbeten ende pa autorë. Ne dyshojmë se këto armë dhe uniforma Policie janë përdorur në këto ngjarje. Por, megjithatë, hetimet do t’i vërtetojnë këto dyshime”, bëjnë të ditur burime pranë Policisë Durrës.

 ??  ?? Uniformat dhe fenelinat e Policisë, të zbuluara në banesën e emigrantit
Uniformat dhe fenelinat e Policisë, të zbuluara në banesën e emigrantit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania