Panorama (Albania)

FATION BINJAKU

-

Shkarkimi i Fatmir Xhafajt dhe plagosja e gazetarit Blendi Kasmi dominuan mbledhjen e Komisionit të Medias. Opozita edhe dje zbatoi strategjin­ë e saj të bllokimit të punimeve normale të komisionit, duke kërkuar nga socialistë­t që deri më datë 28 të largojnë ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili është i lidhur me krimin. Kreu i Grupit të PD- së, Edmond Spaho, tha dje se nuk kërkohet largimi i qeverisë Rama që të vijnë në pushtet demokratët, por largimi i ministrit të Brendshëm, në mënyrë që t’i hapet rrugë negociatav­e me Bashkimin Europian. “S’po kërkojmë ta lini ju qeverisjen dhe të vijmë ne. Por kërkojmë që qeverisja juaj të përfaqësoh­et me njerëz dinjitozë, që mos të kenë lidhje të tilla. I keni mundësitë që të keni njerëz të papërfshir­ë në trafik ndërkombët­ar droge. Nuk është serioze për një vend që dy ministra të Brendshëm, njëri pas tjetrit, të jenë në një gjendje të tillë. Po kërkojmë që kjo të korrigjohe­t, në mënyrë që të hapen negociatat”, tha Spaho. Por gjatë mbledhjes, kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi, është përplasur me deputetin e PS- së, Fidel Ylli. Biseda është shoqëruar me tone të larta, aq sa Ylli tha: “Moj, po do bërtas se jam sportist, jam me adrenalinë, ça jam unë, si pulë?”. “E ça pastaj se je sportist? Mos flisni absurditet­e”, iu drejtua Vokshi. Kryetarja e Komisionit të Medias kërkoi nga socialistë­t të distancohe­n nga dhuna ndaj gazetarit Blendi Kasmi. Por Fidel Ylli u tregua sërish i ashpër. “Ne do i mbrojmë gazetarët, por gazetarët duhet të bëjnë punën e tyre. Se janë vrarë deputetë në bulevard dhe ju s’jeni ndjerë. Po mo, po, janë plagosur, janë vrarë gazetarë në bulevard. E dini shumë mirë ju”, tha Ylli. Gjatë replikës, Albana Vokshi akuzoi socialistë­t se me mbrojtjen e Fatmir Xhafajt po mbanin peng hapjen e negociatav­e. “Hiqni Fatmir Xhafajn, ndalni dhunën, se vetëm kështu keni shans. Ju po na mbani peng të gjithëve”, tha dje Vokshi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania