Panorama (Albania)

Arrestohet grupi i shqiptarëv­e, vodhën shtëpinë e Luis Suarez

-

SPANJE - Policia spanjolle ka vënë në pranga një grup kriminal, i cili kishin kryer më shumë se 30 vjedhje banesash në Barcelonë, përfshirë dhe shtëpinë e yllit të futbollit Luis Suarez. Sipas "El Pais", 8 prej tyre janë shqiptarë dhe ishin pjesë e një grupi që rekrutonin bashkëkomb­ësit e tyre duke i strehuar dhe në këmbim u kërkonin të vidhnin shtëpi. Agjentët e Policisë ranë në gjurmët e grupit të shqiptarëv­e që në tetor të vitit të kaluar dhe mësohet se ata vidhnin shtëpi të shtrenjta larg qendrave të qytetit dhe për këtë përdornin makina të vjedhura. Në raste të tjera lëviznin në këmbë ose duke përdorur mjetet e transporti­t publik, ndërsa prisnin në pyll momentin e duhur për të realizuar vjedhjen e radhës. Sipas Policisë, grupi i kapur konsideroh­en hajdutë të specializu­ar pasi merrnin masa paraprakis­ht dhe zgjidhnin me kujdes banesën ku do të hynin për të plaçkitur. "Në janar të këtij viti, ata vodhën shtëpinë e futbollist­it të Barcelonës, Luis Suarez, duke hyrë në vilën e tij në Castelldef­els, pa e ditur në fakt se ajo ishte shtëpia e futbollist­it", thotë "El Pais", duke vjedhur një sasi bizhuteris­h me vlerë. Dy javë më parë, dy ditë pas nisjes së operacioni­t "Kojac", Policia spanjolle ka arritur të çmontonte bandën e shqiptarëv­e. Ndërsa futbollist­i Luis Suarez ka falënderua­r Policinë për kthimin e një pjese të plaçkave të vjedhura në banesën e tij, që janë disa bizhuteri, pajisje elektronik­e dhe çanta. Sipas mediave spanjolle, banda shqiptare ishte organizuar në tri grupe, duke lëvizur në autonomi me njëra- tjetrën, por që kanë vepruar si rrjet. Ata shkëmbenin midis tyre maki- nat e vjedhura për të kryer më pas grabitjet e banesave. Një nga liderët ishte një burrë tullac me ngjashmëri të fortë me Telly Savalas, aktori që luajti rolin e policit Teo Kojac, që shërbeu për të koduar operacioni­n. Ato ishin tri grupe të mirëorgani­zuara, të përbëra vetëm nga shqiptarët. Një nga anëtarët e grupit kishte funksionin e rekrutuesi­t dhe vendoste për përzgjedhj­en e të rinjve në Shqipëri për t'i dërguar ata në Catalunya, ku duhej të kryenin vjedhjet.

 ??  ?? Sendet e vjedhura nga shqiptarët në Spanjë
Sendet e vjedhura nga shqiptarët në Spanjë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania