Panorama (Albania)

SKENARI I “VRASJES”

-

Arkady Babchenko u raportua të jetë qëlluar pranë shtëpisë së tij në Kiev. Babchenko, 41 vjeç, u gjet i përgjakur në hyrje të bllokut të pallateve ku jetonte. Pasi kishte shkruar një artikull për rrëzimin e një avioni ushtarak në vitin 2016, Babchenko ishte kërcënuar dhe ishte larguar nga vendi i tij. Zëdhënësi i Policisë së Ukrainës, Yaroslav Trakalo, tha se Babchenko ishte qëlluar disa herë në kurriz dhe se motivi besohet të jetë aktiviteti i tij profesiona­l. U raportua se gazetari kishte dalë për të blerë bukë dhe se vrasësi po e priste afër pallatit. “vdekjen” e gazetarit, Ukraina fajësoi Rusinë. Por në një zhvillim të ri krejt të habitshëm, Babchenko u shfaq në krah të një oficeri sigurie ukrainas në një konferencë për shtyp të transmetua­r live në televizion­in ukrainas të mërkurën pasdite. Shefi i Shërbimeve të Sigurisë Ukrainase, Vasyl Hrytsak, tha se operacioni i orkestrimi­t të vrasjes ishte planifikua­r prej dy muajsh. Ky operacion ishte kryer për të mbledhur prova të aktiviteti­t terrorist të shërbimeve ruse në territorin ukrainas. Të martën u raportua vrasja e gazetarit 41- vjeçar, të cilin “e kishte gjetur gruaja e tij të qëlluar afër apartament­it të tyre. Policia nxori edhe një skicë të të dyshuarit për vrasjen e tij. Të mërkurën, gjatë konferencë­s për shtyp, Babchenko i kërkoi falje grua së tij dhe të gjithë atyre që kishin besuar se ai kishte vdekur, por tha se ruajtja e sekretit ishte shumë e rëndësishm­e. Më pas, ai falënderoi Shërbimet Ukrainase të Sigurisë që i kishin shpëtuar jetën. Pas njoftimit për vdekjen e Babchen- ko- s, Moska dhe Kievi nisën të akuzonin njëra tjetrën për vrasjen e gazetarit, i cili njihej si kritik i fortë i Kremlinit. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha të mërkurën se kjo çështje ishte një propagandë e kryer nga Ukraina, por shtoi se ajo ishte e lumtur që Babchenko ishte gjallë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania