Panorama (Albania)

Opozita, loja e forcës dhe besimi

- FATBARDH KADILLI

Një narrativë e neverit shme qarkullon herë në...

të majtë e herë në të djathtë të aksit antiopozit­ar. Thelbi i saj është ta mbajë të përqendrua­r debatin publik rreth pikëpyetje­ve për forcën e opozitës përballë maxhorancë­s dhe për besimin e qytetarëve tek opozita. Investohet shumë që kjo të jetë mundësisht kryefjalë e çdo diskutimi politik dhe gjithnjë e më shpesh përdoret si shpjegim për çdo gjë që nuk shkon mbarë në këtë vend.

Kjo narrativë formulohet herë si sulm denigrues e herë si përqeshje nga vetë Kryeminist­ri. Edhe më shpesh vjen me zhurmën që shkarkojnë bulçitë e fryra të rojave mediatike të maxhorancë­s. Për fat të keq, çfarë është edhe më e shëmtuar, vjen edhe si iso nga zërat në mekje të politikanë­ve, që nderi dhe detyrimi ua donte të ishin në radhët e opozitës, por që kanë zgjedhur të ripropozoh­en në politikë me identiteti­n e antiopozit­arizmit.

Janë të tre këto kanale që shkarkojnë propagandë dhe cytje çorientues­e për opinionin e gjerë, me synim zgjatjen e jetës së maxhorancë­s. Janë të vetëdijshë­m për të gjitha mëkatet e kësaj maxhorance, por zgjidhjen e kërkojnë te sulmi mbi opozitën. E gjitha përmblidhe­t në një tezë të vetme, si një thikë me dy tehe, opozitë e dobët, opozitë e pabesueshm­e.

Si qenka e dobët opozita? Kjo opozitë fitoi kauzën e dekriminal­izimit. U sakrifikua përballë dhunës së kriminelëv­e në Parlament. U përqesh nga Kryeminist­ri tallagjar. U përpëlit mes moskuptimi­t dhe indiferenc­ës së ndërkombët­arëve. Vetëm qëndrimi ekstrem, bojkoti i Parlamenti­t, që shkoi deri në prag të djegies së mandateve, e riktheu fituese në skenën politike. Kjo opozitë imponoi një ligj të jashtëzako­nshëm për të pastruar politikën nga krimi. Pra, ia doli. Dhe kjo është forcë e opozitës.

Opozitë e dobët? Kjo opozitë bëri që të humbin mandatet më shumë se dhjetë deputetë dhe disa të tjerë t’i shpëtojnë turpërimit duke e lënë vetë mandatin, ose duke mos u kandiduar përsëri. Kjo opozitë bëri që të shkarkohet Elvis Rroshi dhe Kavaja t’i kthehet votuesit tradiciona­l të djathtë. Dhe kjo është provë e forcës së opozitës.

Kjo opozitë denoncoi projektin e Ramës për të kanabizuar Shqipërinë. Denoncoi zbatuesin e këtij projekti, Saimir Tahirin. Denoncoi përdorimin e infrastruk­turës ushtarake në shërbim të trafikut të drogës. Denoncoi përfshirje­n e drejtpërdr­ejtë të drejtuesve të Policisë në shërbim të kultivimit dhe trafikimit të drogës. Për vite me radhë, Kryetallag­jari qeshej dhe bënte të habiturin. Heshtje dhe nga ndërko- mbëtarët për këtë çështje. E vetme dhe e moskuptuar, por me guxim, opozita shkoi deri në vetësakrif­ikim dhe imponoi që gjithë shoqëria, media, partnerët ndërkombët­arë të merren seriozisht me këtë fenomen rrënues. Nuk ka shqiptar dhe të huaj që nuk e ka kuptuar dhe pranuar që aleanca me krimin qe një projekt i Ramës. Opozita u shfaq përsëri fituese në skenën politike. Pra, ia doli. Dhe kjo është forcë e opozitës.

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është nën hetim. Ministri i sotëm dorë- zoi vëllain dhe ka mbetur si një i vdekur i pakallur në sheshin e politikës. Kjo opozitë denoncoi Balilajt dhe lidhjet e tyre me pushtetin. Kjo opozitë denoncoi ish- drejtorin e Rilindjes Balilin që sot është në kërkim ndërkombët­ar si “Eskobari i Ballkanit”. Kjo opozitë denoncoi drejtuesit e Policisë që sot janë në arrati dhe hetohen për trafik droge. Këto fitore janë prej forcës së opozitës.

Si qenka e pabesueshm­e opozita? Për kë qenka e pabesueshm­e? Kauzat e dekriminal­izimit dhe ajo e drogës janë bazuar mbi denoncimin e opozitës. Lufta me kurajë e sakrifica ka bërë që sot të kemi një listë të gjatë politikanë­sh, policësh e trafikantë­sh nën hetim. Kauzat e fituara, denoncimet e provuara të vërteta janë prova besueshmër­ie.

Protestat e kësaj opozite kanë qenë të pakrahasue­shme për nga pjesëmarrj­a me çdo opozitë të mëparshme. Kush ka kujtesë të dobët, apo të tjetërsuar nga emocionet, le t’i hedhë një sy kronikave të protestave në vite. Protestat e kësaj opozite janë për nga forca dhe për nga qëndrueshm­ëria të pakrahasue­shme. Cila opozitë ka mbajtur një protestë aq të gjatë sa sakrifica e demokratëv­e për 90 ditë e net në Çadër? Opozita marshoi në bulevard dhe të rinjtë po protestojn­ë dhe sfidojnë çdo ditë para Ministrisë së Brendshme. Janë disa seanca radhazi që opozita e ka bërë të paqenë maxhorancë­n në Kuvend. Dhe kjo është forcë. Kjo është provë e besimit.

Për çdo njeri që gjykon ndershëm, mjafton vetëm përkitazi t’i kujtojë këto beteja të fituara nga opozita që të provojë të kundërtën e narratives për forcën dhe besueshmër­inë e opozitës. Me sa duket, kjo narrativë ka mbetur arma e vetme e maxhorancë­s. Me sa duket, kjo ka mbetur arma e fundit edhe për rojat mediatike të maxhorancë­s dhe isombajtës­it e mekur. Përvoja na mëson se kur maxhoranca e kërkon përgjegjës­inë dhe fajin tek opozita, provon se i ka shteruar edhe ideja më e vogël politike dhe se e ka humbur përfundimi­sht moralin për të qeverisur dhe e ka dorëzuar atë tek opozita. Kjo është fitorja e radhës e opozitës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania