Panorama (Albania)

Rovena Gashi, akuza për KPA- në dhe Arta Markun

Prokurorja e shkarkuar: Natasha Mulaj po zvarrit ankimimin tim

- ERALD DELIU

Prokurorja e shkarkuar, Rovena Gashi, e cila është edhe nën hetim nga Prokuroria e Fierit për fshehje të pasurisë, ka reaguar për herë të parë përmes një letre publike drejtuar mediave.

Gashi, e cila u shkarkua së bashku me të shoqin e saj, prokurorin Dritan Gina, thotë se ka dërguar një ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, por që sipas saj, edhe ky institucio­n është i kapur. Gashi akuzon kryetaren e KPA- së, Natasha Mulajn, se po zvarrit ankimimin e saj duke penguar formimin e trupës gjykuese. Ajo hedh akuza edhe ndaj Kryeprokur­ores së përkohshme, Arta Marku. Gashi ka folur edhe për hetimet ndaj saj, duke thënë se nuk është njoftuar asnjëherë zyrtarisht dhe se ato përbëjnë shkelje të rënda procedural­e. Gashi e nis letrën fillimisht me shkarkimin nga detyra. “Në datë 14.05.2018, ashtu si edhe Ju, jam njoftuar për pezullimin nga detyra, me urdhër të Prokurorit të Përgjithsh­ëm të përkohshëm. Si arsye për këtë urdhër ka shërbyer një hetim i zhvilluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ndaj personit tim dhe bashkëshor­tit tim, Dritan Gina, gjithashtu prokuror.

Në fakt, bëhet fjalë për një hetim, për të cilin unë as jam njoftuar zyrtarisht kur ka filluar dhe as nuk jam njoftuar ende edhe sot që të ketë përfunduar. Këto veprime përbëjnë shkelje procedural­e, të cilat ashtu si edhe akuzat ndaj nesh do të diskutohen para gjykatës, ku edhe do të provojmë se gjithçka lidhet me një proces të parafabrik­uar dhe në mungesë totale të provave”, shkruan ajo. Më pas Gashi thotë se vendimet e Arta Markut, që nga shkarkimi si drejtore e Drejtorisë së Marrëdhëni­eve me Jashtë dhe nga pezullimi në detyrë, janë hakmarrje primitive. “Edhe më parë media është njohur me vendimet që Arta Marku ka marrë në kundërshti­m me ligjin ndaj meje dhe bashkëshor­tit tim. Veprime që nisën me largimin tim nga detyra e drejtorit për Marrëdhëni­et Juridiksio­nale me Jashtë dhe Dekriminal­izimit, nisjen e procedimit penal për hetimin e pasurisë dhe aktin e radhës, pezullimin nga detyra. Të gjitha këto veprime në kaq pak kohë dhe të qenurit “e përkohshme” tregojnë qartë se zonja Marku është shumë e ngarkuar me hakmarrjen primitive dhe e orkestruar nga urdhëruesi­t e saj për të larguar nga Prokuroria çdo person që nuk ka lidhje me ata që e emëruan në atë detyrë”, akuzon Gashi. Ajo akuzon edhe kryetaren e KPA- së se po zvarrit ankimimin e saj në Kolegj. “Në zbatim të të drejtave tona kushtetues­e e ligjore, ne, prokurorët e pezulluar, Rovena Gashi dhe Dritan Gina, në dt. 17.05.2018 kemi ankimuar vendimin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm të përkohshëm pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Por, për fat të keq, po konstatojm­ë se edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit ( KPA) po kryen shkelje flagrante të ligjit, duke cenuar rëndë të drejtat tona. KPAja ka hedhur shortin për caktimin e trupës që do të shqyrtojë ankimin tonë, duke zgjedhur edhe relatorin. Për shkak të një situate të parashikua­r ligjore, relatori ka dhënë dorëheqjen. Por, këtu regjistroh­et edhe situata më absurde. Pas kërkesës sonë për informacio­n, kry- etarja e Kolegjit të Apelimit na njofton se do të rihidhet shorti për caktimin e trupës gjykuese dhe relatorit. Por, procedura e ricaktimit të trupës gjyqësore do të shtyhet për një periudhë të pacaktuar, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka një rregullore të posaçme për të përcaktuar modalitete­t e ndryshimit të relatorit të çështjes dhe do kohën e tij për të miratuar një rregullore të tillë. Kjo zvarritje e pajustifik­uar dhe e lejuar nga ana e kryetares së KPA- së, duke mos regjistrua­r ende ankimimin tonë për gjykim, duke penguar krijimin e një trupe gjykuese për marrjen në shqyrtim të çështjes sonë, ndërkohë që interesat e cenuara nga akti i ankimuar janë jetike, e për më tepër, është kërkuar marrja e masës së pezullimit, përbëjnë jo vetëm shkelje të së drejtës për proces të rregullt, por edhe paragjykim në themel të saj”, thotë Gashi në letër.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania