Panorama (Albania)

Basha konfirmon survejimin, Policia: E pavërtetë, kreu i PD ruhet nga Garda

“Basha përfiton masa shtesë nga Garda si kryetar i opozitës”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Policia e Shtetit mohon që kryetari i opozitës, Lulzim Basha dhe familja e tij të jenë survejuar nga forca policore. Në mesditë, përmes një deklarate për mediat, Policia e Shtetit aludoi se lajmi që u publikua në media është fabrikuar nga zyrat e një partie politike.

“Nuk është aspak e vërtetë që familja e z. Lulzim Basha, kryetar i PD- së, apo familjarë të tij, të mbahen nën vëzhgim nga forca policore. Përmbajtja e shkrimit është tërësisht një spekulim mediatik me synim mashtrimin dhe keqinformi­min e opinionit publik për qëllime që i gjykojmë të mbrapshta. Me keqardhje konstatojm­ë se lajmi në fjalë duket i fabrikuar nga zyrat e një partie politike dhe jo nga redaksi serioze. Informimi i publikut rreth veprimtari­së së institucio­neve të shtetit është një e drejtë e garantuar me ligj, prandaj nëse dikush do të kishte interes rreth së vërtetës, do ta merrte informacio­nin lehtësisht në rrugë zyrtare. Fakti që asnjë nga institucio­net e përmendura nuk është kontaktuar nga media në fjalë, na krijon dyshimin se në këtë rast kemi të bëjmë me keqpërdori­m flagrant të një gazete nga ana e politikës”, thuhet në deklaratë. Policia e Shtetit sqaron se Lulzim Basha për shkak të statusit që ka si kryetar opozite ruhet nga oficerë të Gardës së Republikës dhe jo nga Policia e Shtetit. “Me këtë rast theksojmë se z. Basha përfiton nga statusi si kryetar i opozitës masa shtesë dhe shoqërohet nga forca të Gardës së Republikës. Por nuk ka në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, monitorim survejues të tij nga strukturat e Policisë së Shtetit. Duke vlerësuar rolin e medias, Policia e Shtetit është e gatshme për t’iu përgjigjur çdo çështjeje me interes publik, në funksion të mirinformi­mit të qytetarëve”, përfundon reagimin e saj Policia e Shtetit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu
Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania