Panorama (Albania)

Pakti i Xhafajt me Nikollën, oficerë policie për sigurinë në gjimnaze

Ministri i Brendshëm: Projekti për të garantuar siguri në mjediset shkollore, oficerët e Policisë edukatorë për zbatimin e ligjit

- ETLEVA DELIA

Ministri i Brendshëm dhe ministrja e Arsimit nënshkruan dje marrëveshj­en për shtrirjen e projektit të oficerëve të sigurisë në të gjitha shkollat e mesme të Shqipërisë, që prej shtatorit të këtij viti.

Ky projekt u pilotua në 15 shkolla në Tiranë dhe garantoi një mjedis të sigurt për nxënësit. Oficerët e sigurisë do të shërbejnë për të garantuar më shumë siguri në mjediset e shkollave, për parandalim­in e konfliktev­e dhe akteve të dhunshme. Për të ofruar siguri brenda komuniteti­t të nxënësve dhe parandalim­in e çdo lloj veprimtari­e kriminale në mjedisin rreth territorit të shkollave apo tentativav­e për të përfshirë të rinjtë në këtë lloj veprimtari­e. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se nisja e projektit, nën kujdesin e veçantë të Kryeminist­rit Rama, synon ndërtimin e ambienteve shkollore më të sigurta. “Ne nuk dëshirojmë, nuk kemi pasur dhe nuk kemi kurrë si qëllim që të vendosim një polic, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, por ne kemi si qëllim për të ofruar më shumë siguri që të vendosim këtu edukatorë me frymën e ligjit, edukatorë për zbatimin e ligjit, edukatorë për të parandalua­r së bashku me trupën pedagogjik­e, në mënyrë të veçantë me psikologët e shkollave, për të parandalua­r fenomene negative, akte të konfliktev­e apo të dhunës së brendshme. Akte të konfliktev­e apo të dhunës së brendshme, apo edhe përpjekje të jashtme për të implikuar dhe tërhequr nxënës të veçantë në shkolla të veçanta në rrugën e krimit”, u shpreh Xhafaj. Sipas tij, e trajtuar në këtë mënyrë në këtë lloj qasje, oficerët e sigurisë në shkolla brenda territorit të shkollës janë edukatorë, jashtë territorit të shkollës ata shërbejnë si pika lidhëse ndërmjet Policisë dhe shkollës. MINISTRJA NIKOLLA Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, duke u ndalur në të dhënat e ofruara nga projekti pilot tha se janë shumë inkurajues­e dhe pozitive. Vetëm brenda 10 javëve, sipas ministres Nikolla, oficerët e sigurisë kanë ndihmuar në zgjidhjen e 80 konfliktev­e brenda shkollave. “Një tregues tjetër që unë do të doja ta evidentoja është jo vetëm përcjellja e informacio­nit që kam marrë nga drejtuesit e shkollave, nga mësuesit dhe nga prindërit, por edhe një trend zbritës në rrafshin e konfliktev­e. Nëse shikojmë raportimet shumë serioze që vijnë dhe nga shkollat dhe nga oficerët e sigurisë, në javët e para numri i konfliktev­e ka qenë shumë më i madh, gjë që ka ardhur çdo muaj në zbritje, duke treguar edhe njëherë besimin në rritje, por ajo që është objektivi kryesor i këtij projekti, shkollat janë më të sigurta. Këto 15 modele na kanë shërbyer jo vetëm si modele për të treguar se sa i rëndësishë­m ishte ky projekt midis dy ministrive tona, por patjetër janë modele që nevojshëm dhe mjaftueshë­m garantojnë dhe kërkojnë që ne të vijojmë më tej, duke i shtrirë edhe në shkolla të tjera në të gjithë vendin”, u shpreh Nikolla.

 ??  ?? Xhafaj e Nikolla
Xhafaj e Nikolla
 ??  ?? Ministrat Fatmir Xhafaj e Lindita Nikolla, dje gjatë nënshkrimi­t të marrëveshj­es
Ministrat Fatmir Xhafaj e Lindita Nikolla, dje gjatë nënshkrimi­t të marrëveshj­es

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania