Panorama (Albania)

Rama flet për 10 mijë punësime, Ahmetaj: Arsimi drejt teknologji­së

Kryeminist­ri paralajmër­on tjetër aksion: Bizneset deklarojnë paga nën 30 mijë lekë

- FATION BINJAKU

Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë Konferencë­s Kombëtare të Punësimit deklaroi se vetëm në 3 muajt e fundit janë punësuar 10 mijë qytetarë, të cilët kishin aplikuar pranë Zyrave të Punës.

Kryeminist­ri u shpreh dje se objektivi i qeverisë ishte që brenda 2018- ës të hapeshin 25 mijë vende të reja pune, por vetëm në tre muaj u arrit gjysma e tyre. “Është absolutish­t inkurajues­e që me ndryshimin e metodologj­isë, me një ristruktur­im të brendshëm të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe me një angazhim proaktiv të të gjithë sistemit të Zyrave të Punës në muajt mars, prill, maj, ne kemi kapërcyer 10 mijë të punësuar, pra, jemi mbi 10 mijë të punësuar në këta 3 muaj dhe jemi shumë optimistë se do të realizojmë objektivin, që në pamje të parë dukej i pamundur për të pasur 25 mijë të punësuar të rinj në vitin 2018 vetëm nëpërmjet Zyrave të Punës”, tha dje Rama.

PROBLEMATI­KË Në fjalën e tij, Kryeminist­ri Rama shtoi se problem mbetet dhe rregullimi i marrëdhëni­eve kontraktua­le dhe deklarimi i pagave për të punësuarit në sektorin privat. Sipas tij, 41 % e pagave të kompanive të mëdha gënjejnë me pagat e punonjësve. “Çështjet që shtrohen dhe në raport mbeten të hapura për cilësinë e marrëdhëni­eve kontraktua­le, që nganjëherë mungojnë fare, mes të punësuarve dhe punëdhënës­ve, për kushtet e punës, për domosdoshm­ërinë e rritjes së mëtejshme të pagave të ulëta, për domosdoshm­ërinë e një formalizim­i të mëtejshëm të pagave, pasi dua ta nënvizoj dhe do të ishte vërtet e mirëpritur çdo këshillë apo çdo ide që do të na vinte në këtë drejtim, se në Shqipëri kemi në problem me pasqyrën formale të pagave, që vjen si rezultat i një pjese të pagave që kryhen në të zezë. Mjafton t’ju them se ne kemi 41% të pagave në kompanitë që hyjnë në fashën e biznesit të madh, që janë 30 mijë lekë. Kjo faktikisht është gënjeshtër”, tha Rama. Ai e ka quajtur si të pamundur faktin që të paguhet 30 mijë lekë një ekonomist, një financier apo një inxhinier.” Është gënjeshtër që një ekonomist, një financier, një inxhinier apo të tjera profesione brendapërb­renda kompanive, të paguhen me 30 mijë lekë. Jo vetëm nuk është e mundur se kështu thotë logjika, por nuk është e mundur sepse kështu thonë dhe të gjitha të dhënat e brendshme që ne kemi. E vërteta është që një pjesë e pagës jepet formalisht për të shmangur tatimfitim­in, sepse deri në pagën 30 mijë lekë në Shqipëri nuk ka taksë dhe sigurisht ato më poshtë jo e jo dhe pjesa tjetër jepet në të zezë”, ka thënë ai. Rama u shpreh se për këtë çështje do të ketë aksion për të realizuar një formalizim tërësor të tregut. Kreu i qeverisë tha se në periudhën trevjeçare parashikoh­et që të ketë rritje të punësimit falë një programi, që parashikon investime në infrastruk­turë. “Ne besojmë shumë se në periudhën 2018- 2021 do kemi një kërcim të rëndësishë­m në shifrat e punësimit falë një programi të ndërtuar, që synon një rritje më të madhe ekonomike me punësim real më të lartë, duke filluar nga infrastruk­tura ku në tre vitet që kemi përpara do të financohet një numër i kon- siderueshë­m projektesh, që përmban volumin më të madh financiar të dedikuar për infrastruk­turën gjatë një mandati qeverisës në gjithë këto vite”, ka thënë ai.

 ??  ?? Shifrat e punësimit të 3- mujorit sipas qarqeve
Shifrat e punësimit të 3- mujorit sipas qarqeve
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama në Konferencë­n Kombëtare të Punësimit
Kryeminist­ri Rama në Konferencë­n Kombëtare të Punësimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania