Panorama (Albania)

Alarmi në PD, Basha konfirmon survejimin, tre deputetë në Polici

Çfarë iu tha kreu i opozitës deputetëve për survejimin, ultimatum kreut të Policisë, Veliut

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, pas publikimit të lajmit për survejimin e tij, thirri në një mbledhje urgjente në selinë blu deputetë të Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë Kombëtare.

Në shkrimin e publikuar nga “Panorama”, bëhej me dije se kreu i opozitës, Lulzim Basha, dhe një rreth i afërt i familjarëv­e të tij, prej disa kohësh mbahen nën survejim nga segmente të Policisë Operaciona­le. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluara me deputetët Paloka, Spaho, Alibeaj, Noka, Salianji, Bylykbashi dhe Strazimiri mësohet se kreu i PD- së ka konfirmuar si të vërtetë faktin se prej disa kohësh po survejohet nga persona të Policisë Operaciona­le. Sipas burimeve, Basha ka deklaruar se survejimi ndaj tij ka ardhur pak ditë pasi ai dhe deputetët e grupit parlamenta­r kanë bërë publik skandalin me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ai ka theksuar se pavarësish­t këtyre survejimev­e, opozita do të vijojë me denoncimet e saj, ndërkohë që ka udhëzuar tre prej deputetëve të Grupit Parlamenta­r të PD- së të zhvillojnë një takim me drejtorin e Policisë së Shtetit.

TAKIMI

Nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka, nënkryetar­i i Komisionit të Ligjeve, Enkelejd Alibeaj, dhe nënkryetar­i i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvend, Flamur Noka, kërkuan menjëherë një takim me drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun. Në takimin që zgjati vetëm pak minuta, deputetët e PD- së kanë kërkuar shpjegime lidhur me survejimin që po i bëhet kreut të opozitës dhe familjarëv­e të tij. Gjithashtu, mësohet se deputetët e PD- së kanë deklaruar se për kreun e opozitës në ligj është e përcaktuar se mbrojtjen e siguron Garda e Republikës dhe se do të ketë përgjegjës­i personale për këdo që përdor Policinë e Shtetit.

REAGIMI

“Panorama” kontaktoi dy ditë më parë me kreun e opozitës Lulzim Basha, lidhur me informacio­net që ne zotëronim se ai dhe familjarë të tij po survejohen prej disa kohësh nga segmente të Policisë Operaciona­le. Kreu i opozitës as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi këtë informacio­n. Por pavarësish­t kësaj, Basha siguroi se do të vijojë i pashqetësu­ar aksionin e tij opozitar. “Në çdo rrethanë, unë do të vazhdoj aktiviteti­n tim opozitar”, tha Basha për “Panorama”. Për shkak të informacio­neve të marra nga agjencitë ligjzbatue­se, afro një vit më parë kreu i PD- së, Lulzim Basha, u mor në mbrojtje nga Policia e Shtetit ndërkohë që në këtë rast, sipas opozitës, ai po survejohet në paligjshmë­ri me urdhër politik.

 ??  ?? Deputetët e PD, dje në Drejtorinë e Policisë
Deputetët e PD, dje në Drejtorinë e Policisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania