Panorama (Albania)

“Ngrijnë” pagat, shtesa për nëpunësit e shtetit

INSTAT: Paga mesatare mujore bruto është 48.967 lekë

-

Në vitin 2017, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri është 48.967 lekë.

Kjo shifër, sipas publikimit të djeshëm të INSTAT- it, është 3 për qind më e lartë krahasuar me vitin 2016. Kjo do të thotë se vjet paga mesatare u rrit me 3 për qind. Por realisht, të dhënat tregojnë se rritje kanë pasur pagat e sektorit publik, ndërsa bizneset private i kanë ngrirë pagesat mujore për punonjësit. Të ndarë sipas kategorive, siç tregohet edhe në tabelë, pagat janë rritur me gati 10 për qind për nëpunësit, nga 47.826 lekë në muaj në vitin 2016, në 50.878 lekë në muaj në vitin 2017. Vjet para fushatës qeveria vendosi të rrisë fort pagat e administra­tës me justifikim­in se kishte 3 vjet pa ia lëvizur pagesën nëpunësve të vet. Ajo çka bie në sy në tabelat e INSTAT- it është ulja e pagës për drejtuesit, pra, elitën e kompanive dhe qeverisë. Duket se ulja e pagave, pasi INSTAT raporton mesataren, ka qenë më e fortë në sektorin privat, pasi shteti vjet i indeksoi rrogat e larta. Në grupin, “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administra­tës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, pagat u ulën nga 95.961 lekë në muaj në vitin 2016, në 95.380 lekë në muaj në vitin 2017. Sipas INSTAT- it, “Gjatë vitit 2017, 29,6% e kontribuue­sve në kategorinë e të punësuarve me pagë marrin një pagë mesatare mujore bruto deri në nivelin e pagës minimale zyrtare”. Paga minimale e lejueshme është 24 mijë lekë në muaj dhe sipas statistika­ve, gati 1 në 3 të punësuar paguhet në këtë limit.

PROFESIONE­T “E PASURA” DHE

“TË VARFRA” Vetëm 6,9 për qind e 1,195 milionë të punësuarve në Shqipëri paguhen mbi 95 mijë lekë në muaj. Profesione­t më të paguara që kalojnë pagën 50 mijë lekë në muaj, pra mbi mesataren, janë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administra­tës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, “Specialist­ë me arsim të lartë ( profesioni­stë)”, “Teknikë dhe specialist­ë në zbatim” dhe “Nëpunësit”. Në pagat e larta hyn edhe ushtria, me një mesatare prej 58.075 lekë në muaj. Ndërsa profesione­t me pagë nën mesataren janë “Punonjës të shitjeve dhe të shërbimeve”, “Punonjës të kualifikua­r të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit”, “Zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura me to”, “Punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve” dhe “Punëtorë ( Profesione elementare)”. Pra, përgjithës­isht e gjithë kategoria që merret me biznes të vogël apo që nuk punon në shtet, ka një pagë të deklaruar nën mesataren e të gjithë vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania