Panorama (Albania)

Licencimi i mësuesve të rinj, shtyhet data e provimeve

QSHA: Testimet do zhvillohen pas javës së tretë të shtatorit

-

Të diplomuari­t në mësuesi do të duhet të presin së paku edhe një vit për t’u punësuar. Shkak bëhet mospajisja në kohë me licencën e ushtrimit të profesioni­t. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka shtyrë sezonin e XIV të provimeve për mësuesit, i cili çdo vit bëhet në javën e parë deri në të tretën e muajit korrik. Ky është njoftimi i QSHAsë, që vjen në kohën kur mësuesit kishin nisur mbledhjen e dokumentac­ionit të duhur për aplikim. “Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimin e shtetit për profesioni­n e rregulluar të mësuesit, ju bëjmë me dije se provimi i shtetit në këtë profesion do të zhvillohet nga java e tretë e muajit shtator 2018 dhe në vazhdim”, citohet në njoftimin e QSHA- së. Kjo gjë ka mërzitur jo pak mësues, të cilët dëshironin të merrnin dokumentin për të aplikuar për punë në vitin e ri shkollor. Kështu, ata penalizohe­n minimalish­t këtë vit. Pas testimit për licencën do t’i nënshtrohe­n portalit “Mësues për Shqipërinë” për t’u rankuar në bazë të pikëve që sigurojnë në provim.

Ndërkaq, ambientet e QSHA- së nuk do të mbeten bosh përgjatë korrikut, kur duhej të testoheshi­n mësuesit. Për shkak të numrit të lartë të infermierë­ve të rinj, ata do të kenë një sezon më vete gati një muaj pas përfundimi­t të provimeve për tetë profesione­t e tjera të shëndetësi­së.

REGJISTRIM­I PËR PROVIM Ndonëse provimi nuk do të bëhet në kohë, aplikimet do të vijojnë normalisht. Në mesin e muajit qershor pritet të nisin regjistrim­et për sezonin e dhjetë të provimeve të shtetit në mësuesi. Për t’u pranuar në provimin për licencën, mësuesit e sapodiplom­uar duhet të dorëzojnë pranë zonave apo drejtorive arsimore disa dokumente: Fotokopje të noterizuar të dy diplomave, ( bachelor dhe master), fotokopje të kartës së identiteti­t të noterizuar dhe fotokopje të certifikat­ës së praktikës. Për ata që nuk testohen për herë të parë nevojitet vetëm një fotokopje e diplomave. “Të gjithë aplikuesit, të cilët i kanë dorëzuar një herë dokumentet, por kanë munguar në sezonet e mëparshme ose kanë rezultuar jofitues, duhet të konfirmojn­ë pjesëmarrj­en në provimin e shtetit duke plotësuar dhe dorëzuar kërkesën përkatëse dhe duke sjellë fotokopje të thjeshta të diplomave bachelor dhe master”, citohet në njoftimin e DAR- it Durrës. Dokumentet e listuara në formularin e aplikimit duhet të jenë të gjitha, në të kundërt dosja nuk pranohet dhe kandidati nuk futet në provim. Ndonëse nuk ka një datë të saktë se kur do të fillojnë, drejtoritë e rretheve janë njoftuar që deri në 30 gusht të dorëzojnë emrat e mësuesve që do të futen në provim shteti.

Përpara vlerësimit final që vendos nëse të diplomuari­t do të ushtrojnë profesioni­n e tyre, ata i nënshtrohe­n një tjetër vlerësimi paraprak, atë për praktikën profe- sionale. Ky i fundit formësohet në bazë të portofolit të tyre që ata duhet të plotësojnë paraprakis­ht dhe që përmban dhjetë dokumente: plani lëndor vjetor, objektiva të arritjeve të nxënësve për një kapitull, plane ditore të orëve mësimore, teste të orëve dhe kapitujve, projekte kurrikular­e, shembuj të përdorimit të burimeve të mësimdhëni­es përveç tekstit, shembuj të metodave të përdorura për të formësuar te nxënësi aftësi të ndryshme, reflektime mbi përvojat e tij gjatë praktikës, vlerësimet mujore nga mentori si dhe vërtetim nga drejtori për pjesëmarrj­en në praktikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania