Panorama (Albania)

GJYQTARJA SHEHU, DREJT RIKONFIRMI­MIT NË DETYRË

-

Ky i fundit është edhe një ndër prokurorët që heton ishministr­in e Brendshëm, Saimir Tahiri. Prençi ka në dorë edhe dosje si ajo e Orest Sotës, që është bashkuar më atë të ishministr­it, si dhe ndiqte procedimin penal për llogari të Shqipërisë, të financieri­t të Habilajve, Nezar Seitit, i cili u ekstradua në janar të këtij viti mes shumë polemikash. Ndryshe nga shumë kolegë të tij, Dritan Prençi ka deklaruar ndër vite një pasuri modeste. Kështu, sipas të dhënave të “Open Spending Albania”, Prençi ka deklaruar në ILDKPKI se në vitin 2008 është bërë pronar i një apartament­i banimi 78 metra katrorë në Tiranë, i cili është blerë atë vit në shumën 31,204 euro me kredi bankare. Në vitin 2011, Prençi ka deklaruar se ka marrë edhe hipotekën e apartament­it. Gjithashtu, atë vit Prençi ka deklaruar në pronësi edhe një automjet që e ka blerë për 2,000 euro. Këto janë pasuritë e paluajtshm­e të prokurorit Dritan Prençi. Ai ka deklaruar edhe një kredi tjetër me interes 3 për qind, në shumën 2,596,000 euro me një afat prej 96 muajsh. Ai ka paguar thuajse 30 % të vlerës së saj deri më tani. Në deklaratat e tij të pasurisë, Prençi nuk ka për të deklaruar shumë, veçse të ardhurat nga puna e tij si prokuror pranë Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda dhe pagën e bashkëshor­tes. Në KPK Prençi do të përballet me trupën gjykuese që për- bëhet nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Kujtojmë se prokurori Prençi, së bashku me kolegun e tij, Vladimir Mara, janë nën hetim disiplinor nga Prokuroria e Durrësit pas ekstradimi­t të bujshëm të Nezar Seitit. Në janar të këtij viti, Kryeprokur­orja e përkohshme fajësoi në një farë mënyrë Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda për ek- stradimin e Seitit, që sipas saj, nuk ka komunikuar me Prokurorin­ë e Tiranës, e cila kishte në dorë dosjen e ekstradimi­t. Megjithatë, duket se ky hetim ka mbetur në vend. Përveç Dritan Prençit, më 5 qershor në orën 10: 00, përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it do të jetë edhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Ky i fundit ka një karri- erë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ai ka qenë fillimisht gjyqtar në Durrës në vitin 1992 dhe një vit më pas është emëruar kryetar i Gjykatës së Sarandës deri në vitin 1995. Nga ai vit deri në vitin 1998, Islamaj ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Krujës dhe në vazhdim, deri në vitin 2002, ka qenë gjyqtar në Kavajë. Në vitin 2002, Islamaj emërohet kryeinspek­tor i Inspek- Marçela Shehu, gjyqtare e Gjykatës së Kurbinit, u përball ditën e djeshme me Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it në kuadër të procesit të vetingut. Seanca për të zgjati vetëm 30 minuta dhe KPK- ja nuk gjeti asnjë shkelje për gjyqtaren, në të tria shtyllat ku bazohet vetingu – pasuria, integritet­i i figurës dhe aftësitë profesiona­le. Në fund të seancës vetë Shehu tha se ishte dakord me gjetjet. “Pres të konfirmohe­m në detyrë”, tha gjykatësja e cila ishte e pranishme vetë në seancë. Marçela Shehu, e cila është edhe kandidate për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, pritet që të rikonfirmo­het në detyrë më datë 5 qershor, kur do të mbahet edhe seanca për dhënien e vendimit nga ana e trupës gjykuese të KPK- së. toratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2003 emërohet gjyqtar në Apelin e Tiranës. Në vitin 2011 ai emërohet gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Po kështu, më datë 4 qershor, në seancë dëgjimore do të jetë edhe Anila Leka, prokurore pranë Prokuroris­ë së Përgjithsh­me.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania