Panorama (Albania)

Kledi Kadiu shpall martesën me partneren 18 vite më të re, detajet e ceremonisë madhështor­e në Romë

-

Kledi Kadiu është një prej balerinëve më të njohur jo vetëm në Shqipëri, por sidomos në Itali. Prej disa vitesh, ai bashkëjeto­n me francezen Charlotte Lazzari, me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur Lea. Çifti kanë vendosur që të ngjiten në altar tani si prindër, duke shpallur kështu papritur martesën në kryeqyteti­n italian. Persona të afërm të tyre kanë zbuluar se dasma do të organizohe­t më 18 qershor në periferi të Romës, buzë liqenit të Braçianos. Në ceremoninë madhështor­e VIP, janë ftuar të marrin pjesë shumë figura të njohura të ekranit, si Maria de Filippi, Ermal Meta, Ambeta Toromani, Klaudia Pepa e shumë të tjerë që mbeten ende të pazbuluar. Kujtojmë që profesori i “Amici”- t dhe e dashura, 18 vite më e re, Charlotte, u bënë prindër të një vajze pas 14 muajsh lidhjeje. Për balerinin me famë në Itali, viti i ri 2016 erdhi me këmbë të mbarë, pasi u bë për herë të parë baba i vajzës Lea, pak më shumë se një vit nga njohja me të dashurën, Charlotte Lazzari. “Mbarova detyrat e mia dhe tani mund t’i dedikohem me mish e me shpirt punës më të bukur, asaj të të qenurit baba. Tani dua të shijoj këtë lumturi, që është më e madhja që mund të provojë njeriu”, deklaroi Kledi për fansat e tij, pak orë pasi erdhi në jetë erdhi Lea. Sa i takon lidhjes me partneren, ai tregoi: “Ndodhi gjithçka shumë shpejt. Unë me Charlotte kishim vetëm 1 vit e 2 muaj bashkë, por gjërat ndodhin kur i ndjen”. Ai tha gjithashtu se gjendja e mirë shpirtëror­e që ata kishin si çift, bëri që gjërat të ndodhnin në këtë mënyrë. Po kush është Charlotte, vajza që Kledi zgjodhi për nënën e fëmijës së tij, dhe gruan e jetës? Ajo është balerinë profesioni­ste me nënë franceze dhe baba roman. Është vetëm 25 vjeçe dhe u njoh me Kledin në një takim të rastësishë­m me miqtë e tyre të përbashkët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania