Panorama (Albania)

Publikon pamje superseksi, por ja rastet kur Françeska Jaçe ka ushtruar dhunë në publik

-

Ish- lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, është komentuar si një personazh femëror në showbiz, që i ka të dyja anët e medaljes. Nga njëra anë, prezantohe­t si vajza me shkëlqimin e vajzës sensuale dhe të brishtë kur pozon si fotomodele, ndërsa, nga ana tjetër, është ajo vajza rebele, që nuk kursehet as me një përplasje fizike në publik me vajza, në varësi të konfliktev­e personale me to. Së fundi, faqja “Vipat e Bllokut” ka publikuar videon e sherrit të fundit të Françeska Jaçes në një club nate. Ish- banorja e “Big Brother” shihet teksa është përshirë në një sherr në një nga lokalet e kryeqyteti­t, por motivet nuk dihen. Ndërkohë, në video shihet një grup personash të mbledhur dhe një prej tyre duket se qëllon me grushte. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Françeska, e cila, mesa duket, ka preferuar të qëndrojë në heshtje për këtë ngjarje që krijoi kaos në club dhe alarmoi të pranishmit.

Kjo nuk është hera e parë që Françeska Jaçe përfshihet në sherre publike. Kujtojmë që në vitin 2016, ajo u komentua gjerë e gjatë në media për sherret me grushta që pati me dy femra. 24- vjeçarja nga Vlora theu internetin para dy vitesh, një vit pasi u deklarua fajtore nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, për shkelje të rregullave të qarkullimi­t rrugor, por që e shleu me punë në interes publik. Ndërsa viti 2016 mund të konsideroh­ej viti i telasheve për Françeskën, duke qenë se në mediat sociale u shpërnanë dy video sherri me dy femra të ndryshme. Në një video që u shpërnda, ajo shfaqej duke qëlluar në një videotekë ish- shoqen e saj, video që bëri xhiron e rrjeteve sociale. Për këtë ngjarje, ajo deklaroi më vonë se ishte menduar dhe e cilësoi thjesht një situatë të krijuar në gjaknxehtë­si e sipër, ndërsa për sherrin tjetër nuk pranoi të fliste. Sa i takon jetës private, ajo së fundi u përfol për një rikthim tek ish- i dashuri biznesmen, lajm që nuk u konfirmua asnjëherë nga palët.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania