Panorama (Albania)

Jeta ime në kështjella dhe hotele luksoze, falë impenjimit të ri, ja kur do bëjmë dasmë me Shkëlzenin

-

Pak javë më parë, blogerja Armina Mevlani e nisi sezonin veror me një set fotosh me bikini në bregdet, ku ekspozonte linjat e saj super në formë. Në fotot e shkrepura në brigjet shqiptare, Armina shkruante: “Një projekt i ri. Së shpejti!”. Ish- miss Albania i ka realizuar fotot e reja me fotografin Endrit Mertiri. Së fundmi është komentuar edhe për planet për martesë me partnerin e saj prej gjashtë vitesh, Shkëlzen Berishën. Shkak për këtë u bë komenti i blogeres së njohur shqiptare, për look- n e Meghan Markle në dasmën mbretërore me princin Harry. Ndërkohë, sa i takon karrierës profesiona­le, ajo po shijon suksesin e radhës, pasi, së fundmi, është përzgjedhu­r si ambasadore e “Moet & Chandon”. Armina e dha vetë lajmin, ndërsa u shpreh: “Ndaj me ju lajmin e lumtur. ‘ Moet Society’ më ka përzgjedhu­r si një ndër blogeret përfaqësue­se të saj. Kjo pije e mrekullues­hme më ka shoqëruar në evente shumë të lumtura, ashtu sikurse edhe sot e siç do vazhdojë të më shoqërojë gjithmonë. Rrugëtimi im fillon në fund të muajit maj në udhëtimin e parë, për t’u pa- suar me udhëtime të tjera përgjatë vitit. Kjo pije do të më çojë në eksplorimi­n e vendeve dhe eventeve shumë të bukura, të cilat unë do t’i ndaj me ju shumë shpejt!”, shkruante Armina. Nuk ka vonuar që gjithçka të bëhet realitet shumë shpejt, me ndalesën e saj në Francë. Blogerja shqiptare si ambasadore e firmës ndodhet në Paris në disa prej festave më të rëndësishm­e. Për “Panorama Plus” Armina rrëfen këtë aventurë të re të klasit të lartë, jashtë kufijve të Shqipërisë, darkat private që po shijon pa praninë e Shkëlzenit, si ndikojnë këto udhëtime në lidhjen e saj, planet për dasmën dhe ku i gjen paratë që shpenzon në udhëtimet luksoze që bën:

Kemi parë disa postime të tuat nga Parisi, për çfarë projekti ndodhesh aty?

Po, ndodhem në Paris tani në evente shumë të rëndësishm­e të organizuar­a nga “Moet”. Si ambasadore, kam ndjekur nga afër ndeshjet më të rëndësishm­e të tenisit të Roland Garros ( në të cilat është fat të jesh), kam qenë në restorante­t me yje të Parisit, darka private me yje, Michelin e “Moet”- it në kështjellë, etj..

Të shoqëron partneri, Shkëlzen Berisha, në këtë udhëtim në qytetin e dashurisë?

Jo, sepse jemi një grup vajzash blogere dhe grupi i “Moet”- it.

Nga ana tjetër, je duke shijuar një histori dashurie prej gjashtë vitesh me djalin e ish- Kryeminist­rit Sali Berisha, me të cilin bashkëjeto­ni. Kjo jeta luksoze që bën si blogere, ta shton dëshirën për t’iu rikthyer beqarisë?

Jo, fare. Jam shumë e lumtur në çift me Zenin. Ku ka gjë më të bukur se të jesh me dikë që do dhe të mbështet apo e mbështet!

Nisur nga postimet në “Instagram”, një komentues shkruante: “Kapardisu me lekët e popullit se herët a vonë Zoti nuk harron!”. Si do i përgjigjes­he?

Përgjigjjj­a ime, si për të dhe për të tjerët, është se, të them të drejtën, i gjithë eventi ka qenë i organizuar nga “Moet & Chandon” dhe meqë nuk e kuptojnë, mund t’ua sqaroj që puna ime është e lidhur pikërisht me këtë gjë, reklamimin e brand- eve. Dhe ashtu si darkat, ky udhëtim e shumë të tjerë organizohe­t nga vetë firmat dhe financohen nga vetë ata.

Meqë keni gati 6 vjet bashkë me Shkëlzenin, kur planifikon­i të ngjiteni në altar, pra, të bëhesh zyrtarisht nuse në familjen e ishKryemin­istrit Sali Berisha?

Dasmën tonë mund ta organizojm­ë pas dy vjetësh, sepse s’kam vendosur asgjë realisht ende.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania