Panorama (Albania)

Itali, “lind” qeveria Conte, ja ministrat që u betuan

Qetëson Tria i Ekonomisë: Asnjë forcë politike s’do largimin nga euro

-

Kriza politike paszgjedho­re më e gjatë në Italinë moderne mori fund të premten pasdite me betimin e qeverisë së re, të drejtuar nga Kryeminist­ri teknik Giuseppe Conte. Të 18 ministrat kishin mbërritur pak para orës 16: 00 për betimin, i fundit që mbërriti ishte pikërisht Kryeminist­ri Conte. Sipas “Repubblica. it”, ai mbërriti në 15: 58! Por ai që ka rënë në sy ishte kreu i Legës, zëvendëskr­yeministri dhe njëkohësis­ht ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini. Ai nuk ka hequr dorë nga kravata e tij e gjelbër, por detaje të tjera “goditëse” ishin edhe çorapet ngjyrë jeshile gurkali dhe byzylyku i tifozërisë së Milanit, i cili u duk fare qartë kur nënshkroi. Vëmendja më e madhe ama ishte te Paolo Savona, ministri 82- vjeçar, i cili tashmë do të merret me politikat e komuniteti­t, pra, me çështjet europiane. Ai ishte përcaktuar më parë për Ministrinë e Ekonomisë, por Presidenti Sergio Mattarella i vuri veton këtij emri për këtë ministri, sepse Savona është deklaruar kundër euros. Momenti që mediat kanë pritur më shumë ishte kur Savona i shtrëngoi dorën Presidenti­t Mattarella. “Faleminder­it President”, i ka thënë Savona përpara se të largohej. “Betohem se do të jem besnik ndaj Republikës, se do të vëzhgoj me drejtësi Kushtetutë­n dhe ligjet dhe do të ushtroj funksionet e mia në interes ekskluziv të kombit”, ky ishte betimi që bëri qeveria e re duke nisur nga Kryeminist­ri Conte, më pas Salvini dhe Di Maio dhe ministrat e tjerë me radhë. Liderët e Legës dhe Lëvizjes 5 Yjet janë parë të buzëqeshur dhe duke këmbyer batuta, duke shfaqur harmoni brenda koalicioni­t pas disa javësh krize politike. Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, ka deklaruar se një itinerar i gjatë dhe kompleks ka rezultuar me formimin e qeverisë së re. Ministrat e rinj të qeverisë LegaLëvizj­a 5 Yjet kanë disa qëndrime ndryshe nga qeveria e mëparshme italiane. Edhe pse sytë e Europës janë kthyer nga Italia, pasi për herë të parë dy forca euroskepti­ke kanë marrë drejtimin e qeverisë në vendin me ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës, ministri i ri i Ekonomisë, Giovani Tria, ka deklaruar se asnjë forcë politike në Itali nuk dëshiron që të dalë nga euro. Por me gjithë dëshirën për të qëndruar në BE, kërkohen ndryshime. Ministrja e re e Shëndetësi­së, Giulia Grillo, ka rënë në sy për qëndrimin ndryshe në lidhje me vaksinat, ajo është shprehur më parë kundër detyrimit për të vaksinuar fëmijët. Pas betimit, Paolo Savona ka qëndruar në heshtje dhe nuk ka komentuar për gazetarët. Interesi më i madh ishte ndaj ministrit të refuzuar më parë. Por ai nuk foli, për të u shpreh Matteo Salvini, i cili tha se “Savona është në vendin e duhur për të rikontrakt­uar rregullat e BEsë”. Sa për pozicionin e tij si ministër i Brendshëm, Salvini është shprehur se do të presë 5 milionë euro nga fondi i emigrantëv­e dhe se do të ketë bashkëpuni­me me Kishën. Ministri i familjes, Fontana, tha se nuk e ka synim ndryshimin e rregullave. Por që tani kanë nisur edhe zërat kundër qeverisë. Silvio Berlusconi, ish- Kryeminist­ri i Ital- isë, me partinë e tij Forza Italia, e cila gjatë fushatës ka bashkëpunu­ar me Legën e Matteo Salvini- t, tha se ata do të qëndrojnë në opozitë dhe nuk do ta votojnë qeverinë e re. Ndërsa PD- ja ka dalë në shesh pa ish- Kryeminist­rin Matteo Renzi, për të protestuar kundër qeverisë së re.

 ??  ?? Kryeminist­ri Conte, duke u betuar përpara Presidenti­t Mattarella
Kryeminist­ri Conte, duke u betuar përpara Presidenti­t Mattarella

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania