Panorama (Albania)

PAS TAKSES SE RE

Ligji për strehimin, rriten çmimet e apartament­eve

- DORINA AZO

Shoqatat e biznesit, kundër ligjit të ri për strehimin: Eshtë taksim i dyfishtë, do rrisë kostot për qytetarët. Paratë për të pastrehët, nga koncesione­t

Shoqata e Ndërtuesve, e mbështetur edhe nga Biznes Albania dhe Dhoma e Tregtisë kundërshto­i dje ligjin për strehimin social, që i detyron ata që 3 për qind të ndërtimit ta kalojnë te fondi për strehimin social të bashkive.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Luigji Aleksi, deklaroi se ligji është antikushte­tues, pasi ndërtuesit po taksohen në mënyrë të dyfishtë. Shoqata e Ndërtuesve kërkoi shfuqizimi­n e ligjit. “Parashikim­i i nenit 19 të ligjit nr. 22/ 2018, datë 03/ 05/ 2018, ‘ Për Strehimin Social’, duke qenë se ka formën e një takse të re, vjen në kundërshti­m me legjislaci­onin shqiptar, sipas të cilit, taksat vendore janë të përcaktuar­a në Ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, ‘ Për sistemin e taksave vendore’, i ndryshuar. Për më tepër, vendosja e një parashikim­i të tillë mund të konsideroh­et si taksim i dyfishtë, duke qenë se ndërtuesit, aktualisht, paguajnë taksën e infrastruk­turës, një pjesë e së cilës shkon për ndërtimin e banesave sociale. Ky fakt e bën parashikim­in e nenit 19 të ligjit nr. 22/ 2018, datë 03/ 05/ 2018, ‘ Për Strehimin Social’ tërësisht antikushte­tues dhe ne si ‘ Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë’ jemi tërësisht të vendosur që të ndërmarrim gjithë hapat ligjore për ta zhbërë”. Shoqata e Ndërtuesve ngriti si shqetësim se aplikimi i dhënies së bonusit për të pas-

PËR QIND

të sipërfaqes së ndërtimit për shtëpi banimi të ngritur mbi 2 mijë metra katrorë, ndërtuesit duhet t’i kalojnë në fondin e bashkive për strehimin e shtresave vulnerabël, sipas ligjit të miratuar në Kuvend trehët do të rrisë çmimet e apartament­eve. Shoqata e Ndërtuesve kërkoi shfuqizimi­n e ligjit. “Me justifikim­in se po bën politika sociale në favor të njerëzve në nevojë, qeveria nuk po kupton se në të ardhmen do të rëndojë xhepat e qytetarëve të thjeshtë, të cilët si konsumator­ë finalë do të detyrohen që, ash- tu si edhe në rastet e tjera, të mbartin kostot e këtyre politikave sociale, pasi është e qartë se kjo taksë do të rrisë çmimet e pasurive të paluajtshm­e”, u shpreh kreu i shoqatës. Presidenti i Biznes Albania, Luan Bregasi, vlerësoi se burimet e ekonomisë janë të shumta për të gjeneruar të ardhura për strehimin e shtre- save në nevojë. Bregasi rekomandoi që qeveria mund të krijojë një fond për të pastrehët nga të ardhurat e koncesione­ve të pullave fiskale dhe ngjyrimit të karburanti­t, për të cilat biznesi paguan tarifa të larta. “Ne jemi këtu për të thënë se ka mundësi dhe burime të tjera që ekonomia duhet të gjenerojë të ardhura për shtresat në nevojë. Nuk është mirë që me këtë masë të re sektori i ndërtimit të frenohet, pasi janë edhe kostot, rritja e taksave të bashkisë, konkurrenc­a. Për shembull, para shumë vitesh në vend janë dhënë disa koncesione si ai i pullave fiskale, që është një e ardhur gati 20 milionë euro në vit. Apo konce- sioni i skanimit, që ka gati 10 apo 15 milionë euro të ardhura në vit, si dhe koncesioni i ngjyrimit të karburanti­t dhe shumë koncesione të tjera, të cilat shteti u ka dhënë kompanive private. Me ligj mund të thotë se 10 për qind, pasi 3 për qind është pak, të të ardhurave që ata krijojnë nga taksat tona t’i kalojnë në fondin për njerëzit në nevojë. Një koncesion i pullave fiskale, ku kompania ime paguan 1,5 milionë euro në vit kot, pasi ne paguajmë 28 euro vetëm për një klikim dhe të ardhurat e kësaj kompanie janë 25 milionë euro në vit”, u shpreh Bregasi.

 ??  ?? Shoqata e Ndërtuesve dhe përfaqësue­sit e biznesit, dje në konferencë­n për shtyp
Shoqata e Ndërtuesve dhe përfaqësue­sit e biznesit, dje në konferencë­n për shtyp
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania