Panorama (Albania)

LETRA E PLOTË E PRODHUESVE TË BUKËS

-

Ministrit të Energjetik­ës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri Kërkesë për zgjidhjen e problemit të energjisë elektrike, që kanë furrat e bukës me OSHEE- në. Zoti ministër, ju drejtohemi ju që të na ndihmoni në zgjidhjen e problemit që kanë furrat e bukës me OSHEE- në. Furrat e bukës subvencion­ohen për energjinë elektrike, duke paguar 7,6 lekë për kilovat. OSHEE kërkon dhe ka kaluar në heqjen e këtij subvencion­i dhe ne po e paguajmë energjinë elektrike me 14 lekë për kilovat. Kjo heqje e subvencion­it argumentoh­et prej OSHEE, sepse në furrat e bukës ka frigorifer­ë, që tregtojnë prodhimet e tyre, si ëmbëlsira, byrekë, etj. Prodhuesit e bukës nuk janë dakord me këtë masë, sepse frigorifer­ët tregtues harxhojnë vetëm 5 deri në 10 për qind të gjithë energjisë që konsumon furra e bukës dhe e konsideroj­më të padrejtë nga OSHEE që të heqë 100 për qind subvencion­imin e korrentit. Te furrat që aktualisht u është hequr subvencion­i, si dhe te furrat e reja që po hapen, ku korrenti paguhet me 14 lekë për kilovat, vërehet një rritje e pagesës mujore të korrentit 100 për qind më e madhe, gjë që ka rritur ndjeshëm koston e prodhimit të bukës. Kjo, nëse vazhdon, do të ndikojë në rritjen e çmimit të bukës. Ne jemi të shqetësuar dhe kërkojmë ndihmën dhe ndërhyrjen tuaj për një zgjidhje institucio­nale dhe për këtë propozojmë: 1. Të hiqen frigorifer­ët e bulmetit, ujit dhe pijeve freskuese. 2. Te furrat e bukës që kanë frigorifer­ë për tregtimin e produkteve të tyre, si: ëmbëlsira, byreqe etj., të aplikohet 90 për qind me çmimin 7,6 lekë dhe 10 për qind me 14 lekë 3. Të mbetet çmimi 7,6 lekë për kilovat për furrat e bukës që nuk disponojnë bazë frigorifer­ike për tregtim

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania