Panorama (Albania)

“Ligj për Tiranën”, Veliaj: Më shumë financa

Ligj të veçantë për organizimi­n, model “Ligji për Prishtinën”

-

Marrëdhëni­et midis pushtetit vendor Shqipëri- Kosovë dhe sfidat integruese në Bashkimin Europian ishin temat e takimit që kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj, pati me Kryeminist­rin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Ashtu si edhe Prishtina, kryetari bëri me dije se edhe Tirana do të ketë një ligj të posaçëm për funksionim­in dhe organizimi­n e qytetit. Kreu i qeverisë duket se ka dhënë “OK”, ndërsa çështja mbetet te zbatimi. Model për këtë do të shërbejë “Ligji i Prishtinës”. “Kemi pasur gatishmëri­në e Kryeminist­rit Rama që Tirana, ashtu si Prishtina, duke qenë se u shërben më shumë qytetarëve se sa vetëm rezidentëv­e, pra atyre që vijnë çdo ditë në qytet për punësim, për arsim, për spitalet, për hipotekat, për shkollat, për gjykatat, do të thotë që ka nevojë për më shumë kompetenca, e sigurisht edhe më shumë financa. Kështu që, do të mbështetem­i në projektlig­jin dhe në ligjin sot të miratuar të qeverisë ‘ Haradinaj’, si një model se çfarë mund të bëjmë edhe me një ligj special për Tiranën, si shumica e kryeqytete­ve europiane”, nënvizoi Veliaj. Zhvillimi i qyteteve ka një ndikim të drejtpërdr­ejtë edhe në sfidat integruese, me të cilat përballen sot Shqipëria dhe Kosova. Ndaj, ai theksoi se është e pafalshme për të dyja shtetet që të humbasin kohë me debate që frenojnë këto procese. “Ne ndajmë sfida të përbashkët­a; sfida kryesore është përmirësim­i i jetës së qyteteve, për t’i çuar ato në një standard europian. Bashkë me mikun tim e shohim integrimin europian si destinacio­n brenda nesh. Nëse Tirana, Prishtina, Suhareka, Durrësi, Pogradeci, Gjakova janë qytete më europiane, atëherë bashkësia e gjithë këtyre qyteteve prodhon një realitet modern. Jam shumë i inkurajuar nga i gjithë progresi që është bërë. Jemi përpara sfidave: sfida jonë për hapjen e negociatav­e, sfida e Kosovës për liberalizi­min e vizave. Ama, besoj që secili ka futur marshin e pestë me një shpejtësi dhe një cilësi të papreceden­të, nga dëshira për të rikuperuar kohën e humbur. Është e pafalshme që shqiptaria të humbasë më shumë kohë”, u shpreh ai.

 ??  ?? Veliaj me Kryeminist­rin e Kosovës, Haradinaj
Veliaj me Kryeminist­rin e Kosovës, Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania