Panorama (Albania)

Nis fushata për dhurimin e gjakut, “10 minuta për të shpëtuar 3 jetë”

-

Talasemikë­t sot e të tjerë persona në nevojë për gjak janë në periudhën më të vështirë të vitit. Nisur nga kjo, Ministria e Shëndetësi­së ka nisur fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut me moton: “10 minuta për të shpëtuar 3 jetë!” Të parët që morën iniciativë­n e dhurimit vullnetar ishin ministrja Ogerta Manastirli­u bashkë me stafin e saj. Ministrja theksoi se ne kemi 10.7 dhurime për 1000 banorë, ndërsa nevojat janë dy herë më të mëdha. Ndaj, kërkoi më shumë ndërgjegjë­sim. “Kjo e në vijim është një periudhë e vitit ku nevojat për gjak janë të mëdha, ndaj Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale nis sot fushatën e dhurimit të gjakut: “10 minuta për të shpëtuar 3 jetë!” Për të ndihmuar ata që kanë nevojë për gjak, në mënyrë të veçantë fëmijët talasemikë. Nevojat e vendit për gjak janë 20 dhurime për 1 mijë banorë, ndaj gjej rastin të bëj një apel për qytetarët të na bashkohen në këtë iniciativë, që u vjen në ndihmë së pari fëmijëve me sëmundje gjaku. Në këtë fushatë 1- mujore, e cila pa dyshim do të vijojë edhe më tej, ne synojmë të shtrijmë 1 mijë dhurues, për 3 mijë jetë të shpëtuara”. Fushata e nisur një ditë më parë do të shtrihet në të gjithë vendin për një muaj rresht, për të ndihmuar në plotësimin e nevojave me gjak, posaçërish­t për fëmijët talasemikë. Janë 170 fëmijë talasemikë të moshës deri në 14 vjeç, që kanë nevojë të vazhdueshm­e për gjak në të gjithë vendin. Fushata e këtij viti ka në fokus të ndajë me opinionin publik histori njerëzore me qëllim motivimin e djemve dhe vajzave të reja për të dhuruar gjak. Që prej vitit 2004, 14 qershori shënon Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut. Tema e fushatës për vitin 2018 është një akt solidarite­ti dhe falënderim­i ndaj të gjithë atyre që dhurojnë gjak vullnetari­sht.

 ??  ?? Manastirli­u, dje duke dhuruar gjak
Manastirli­u, dje duke dhuruar gjak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania