Panorama (Albania)

Trump: Nëse më padisin, kam të drejtë absolute ta fal veten

Ja çfarë ndodh më pas ligjërisht me Presidenti­n, nëse e bën faljen

-

Mes gjithë diskutimev­e nëse një President amerikan lejohet nga Kushtetuta ta falë veten apo jo, Presidenti Donald Trump vlerësoi të hënën se ai ka të drejtë absolute për ta falur veten, por sugjeroi se nuk ka për ta bërë këtë gjatë kohës që është në pushtet.

Trump tha se nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe e cilësoi hetimin e prokurorit special Robert Mueller si antikushte­tues. “Siç është deklaruar nga disa dijetarë ligjorë, unë kam të drejtë absolute të FAL veten, por pse duhet ta bëja unë këtë kur nuk kam bërë asgjë të gabuar? Ndërkohë, gjuetia e shtrigave ( hetimi për lidhjet e tij me Rusinë) që po zgjat pa fund, e drejtuar nga 13 demokratë shumë të zemëruar dhe konfliktua­lë ( dhe të tjerë) vazhdon edhe në mes- votime!”, ka shkruar Trump në “Twitter”. Presidenti më pas e ka quajtur hetimin e Robert Mueller jokushtetu­es, por tha se ai do ta luajë lojën sepse nuk ka bërë asgjë gabim. Asnjë President nuk e ka falur kurrë veten, pra, kjo është një çështje debati ligjor. Por një memorandum trefaqësh nga Zyra e këshillit Ligjor në Departamen­tin e Drejtësisë që është shkruar në 1974- n, pas ditë përpara se Presidenti Richard Nixon të jepte dorëheqjen, thotë se Presidenti nuk mund ta falë veten sepse “askush nuk mund të jetë gjykues i rastit të vet”. Diskutimi mes ekspertëve pothuajse garanton se nëse Trump përballet me padi dhe e fal veten, hapi tjetër do të ishte një sfidë në gjyq dhe fati i Presidenti­t do të vendoset nga gjykatësit, apo edhe Gjykata Supreme, sipas CNN. Hetimi i Mueller po merret me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, për të favorizuar fitoren e Trump, si dhe takimet e dyshimta të ekipit të afërt të Trump dhe familjarëv­e të tij me zyrtarë apo avokatë rusë gjatë fus- hatës zgjedhore, duke e trajtuar si një çështje për sigurinë kombëtare. Trump nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për Presidenti­n e Rusisë, Vladimir Putin. Ndërkohë, Putin tha të hënën se “politikat e ashpra” në SHBA e kanë ndaluar atë të takojë Presidenti­n amerikan Donald Trump, sipas një raporti të “Reuters”. I pyetur nga transmetue­si australian ORF, pse nuk ka ndodhur ende takimi mes tij dhe Presidenti­t amerikan, Putin ishte përgjigjur: “Ju duhet të pyesni kolegët në SHBA. Për mendimin tim, është pasojë e kontestit të politikave të ashpra të brendshme në Shtetet e Bashkuara”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania