Panorama (Albania)

ZONA E KRIMIT, PA BIZNESE E KAMERA SIGURIE

-

Ngjarja ndodhi rreth orës 23: 00 të së hënës në lagjen “Pavarësia’, ose siç edhe njihet ndryshe, si zona e ish- Kombinatit të Peshkut. Sipas Policisë, i riu ka qenë i vetëm në makinë, teksa ishte nisur drejt banesës së tij. Autorët, të cilët ka dyshime se kanë qenë tre, i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar me breshëri automatiku, teksa mjeti ka qenë në ecje. Zona ku ndodhi ngjarja nuk ka pasur ndriçim të bollshëm dhe as subjekte që mund ta kenë pasur të instaluara kamera të sigurisë, çka ka vështirësu­ar hetimin për blutë e Vlorës. Por sipas të dhënave nga grupi i hetimit, shënjestra ka tentuar t’u shpëtonte autorëve duke dalë nga mjeti i tij me qëllim që të largohej në këmbë. Dyshohet se ai ka dalë nga makina në gjendje të plagosur, çka ka ndikuar që njëri prej autorëve t’i afrohej dhe ta qëllonte edhe me pistoletë, me një plumb në kokë. Plaga ka qenë vdekjeprur­ëse për Dervishajn, i cili ka rënë përtokë pa jetë. Banorët kanë dhënë alarmin për të shtënat e armës dhe në vend mbërriti menjëherë patrulla më e afërt nga ku konstatuan trupin pa jetë të të riut. Dyshohet se autorët janë larguar nga një mjet tip “Benz” me ngjyrë të zezë, i cili ka marrë drejtimin për nga Fieri. Rreth 30 metra larg nga vendi i ngjarjes, blutë gjetën edhe një armë automatike, e cila dyshohet se iu përket autorëve të krimit.

Vasil Dervishaj njihet si pronar i lokalit “Gimoka”, por edhe një subjekt me pajisje elektro- shtëpiake. Emri i tij nuk ishte i panjohur për Policinë e Vlorës, pasi disa herë ai është shoqëruar dhe proceduar për trafik droge, Zona ku ka ndodhur ngjarja e ka vështirësu­ar hetimin për Policinë e Vlorës. Duket se autorët janë sinjalizua­r për lëvizjet e viktimës dhe e kanë pritur pikërisht në një vend ku ndriçimi ishte i pakët dhe nuk kishte biznese. Për këtë shkak, blutë nuk kanë mundur të vënë në funksion të hetimit pamje të ndonjë kamera sigurie. Gjithsesi, nëpërmjet kamerave të sigurisë së subjekteve, Policia po përpiqet të studiojë gjithë itinerarin e ndjekur nga viktima dhe mjete të dyshimta në ndjekje të tij. por për shkak të mungesës së provave, i riu ka arritur të dalë gjithnjë pa u dënuar. Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e pazareve të drogës. Dyshohet se kjo është bërë shkak për organizimi­n e vrasjes së tij. Por blutë bënë të ditur se nuk përjashtoj­në as pista të tjera hetimi, përfshirë këtu edhe atë të hakmarrjes për shkak të një vrasjeje të kryer nga vëllai i viktimës në vitin 2005. Bëhet fjalë për ngjarjen që bëri bujë asokohe, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë vendin, ku vëllai i viktimës, shtetasi Derlin Dervishaj, vrau Joana Dudushin, e quajtur ndryshe si “Stela”. Ngjarja ndodhi në Plazhin e Vjetër në Vlorë, ku trupi i saj u gjet në datë 2 gusht 2005, i groposur në Plazhin e Vjetër në Vlorë. Paraprakis­ht, Policia bëri të ditur se dyshimet për një hakmarrje të mundshme janë të pakta për shkak të rrethanave aktuale, por gjithsesi kjo nuk përjashtoh­et si pistë. Deri më tani janë shoqëruar 20 persona, mes së cilëve, sipas burimeve, është edhe një person i dyshuar se mund të jetë autor apo të ketë dijeni për krimin. Për efekt hetimi, Policia nuk bëri të ditur detaje të tjera në lidhje me personin, që deri në orët e vona ishte si i shoqëruar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania