Panorama (Albania)

Banka nis aksionin për forcimin e euros, Sejko: Situatë jonormale

Guvernator­i flet për situatë “jashtë parametrav­e normalë të një regjimi të lirë të kursit të këmbimit”. Ulet norma e interesit

-

Banka e Shqipërisë ka marrë dy masa të menjëhersh­me për të frenuar rënien e euros në treg. Në dy vendime brenda ditës, Banka vendosi të blejë euro në treg dhe të ulë në 1 për qind normën e interesit.

Synimi është i qartë. Të ulet sasia e eurove që kanë “mbytur” tregun dhe të rritet sasia e parave në qarkullim. Vendimet i bëri publike vetë Guvernator­i Genti Sejko, në konferencë­n e djeshme për shtyp. Ai foli për një situatë jashtë normales, edhe pse rënia e euros ishte parashikua­r më parë nga Banka. Por ritmet e zhvlerësim­it të monedhës europiane ishin të frikshme në ditët e fundit të majit dhe të fillimit të dhjetorit. PSE NDODHI ZHVLERËSIM­I Deri në maj, Banka e Shqipërisë ishte e mendimit se rënia e vlerës së euros do të ishte e përkohshme. Por duket se situata precipitoi ndryshe. Sipas Bankës, ecuria e kursit të këmbimit gjatë muajit maj tregoi një forcim të mëtejshëm dhe më të shpejtë të tij. “Ky mbiçmim ka shkuar përtej trendit forcues të dy viteve paraardhës­e dhe duket se pasqyron krijimin e pritjeve të njëanshme, në kahun forcues të kursit të këmbimit, nga operatorët e tregut valutor”. Në fjalën e tij, Guvernator­i përmendi tri arsye pse pati një rënie të euros dhe vlerësim të lekut. “Këto pritje janë shkaktuar nga informacio­ni për rritje të ofertës valutore, kryesisht në përgjigje të konvertimi­t të pritur të kapitalit nga disa banka të sistemit, të disbursimi­t të një kredie në valutë në favor të një kompanie publike, si dhe të pritjeve për një sezon të mirë turistik. Si rrjedhojë, pritjet kanë sjellë njëkohësis­ht rritje të ofertës dhe reduktim të kërkesës për valutë. Veprimi i këtyre faktorëve, ndonëse vlerësohet të jetë i përkohshëm, ka rezultuar në mbiçmim të fortë të kursit. Ky mbiçmim, i cili u identifiku­a si një faktor rreziku në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës në muajin maj, ka forcuar presionet në kahun rënës të inflacioni­t”.

SI DO ZGJIDHET Guvernator­i theksoi se pritjet e njëanshme afatshkurt­ra mbi kahun forcues të kursit të këmbimit rrezikojnë të shndërrohe­n në pritje të qëndrueshm­e dhe afatgjata. “Konsolidim­i i këtyre pritjeve dhe krijimi i dimensioni­t vetëpërmbu­shës të tyre mund të krijojnë një rreth vicioz me ndikim të dëmshëm në inflacion dhe në treguesit e tjerë ekonomikë”. Vendimi i Bankës Qendrore ka të bëjë me dy ndërhyrje. Të dyja pritet të zhvlerësoj­në lekun. Vendimi i parë është ulja e normës bazë të interesit, nga 1.25% në 1 për qind. Banka kishte që nga maji i vitit 2016 që nuk e ndryshonte normën e interesit. “Rritja e stimulit monetar pritet të shoqërohet me reduktim të mëtejshëm të normave të interesit të kredisë dhe me rritje të qarkullimi­t të mjeteve monetare në lekë. Në këtë mënyrë, ai pritet t’i japë një impuls shtesë kërkesës agregate, si nëpërmjet uljes së kostos së financimit të konsumit dhe të investimev­e edhe nëpërmjet riekuilibr­imit të kërkesës dhe ofertës për valutë në tregun fi- nanciar”, theksoi Sejko. Ulja e normës së interesit përkthehet edhe në uljen e normës së fitimit nga depozitat. Kjo pritet të sjellë dekurajim të qytetarëve dhe biznesit për të mbajtur paratë në banka dhe, si rrjedhojë, rritjen e lekëve në qarkullim. Më shumë lekë, më pak vlerë në këmbim me euron. Masa e dytë ishte edhe më e “jashtëzako­nshme”. Banka pritet të ndërhyjë direkt në treg duke blerë tepricën e eurove. “Operacione­t e blerjes së valutës do të synojnë eliminimin e tepricës së përkohshme të valutës në treg dhe frenimin e forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit, forcim, i cili do të dëmtonte përmbushje­n e objektivit tonë për stabilitet­in e çmimeve. Operacione­t e blerjes së valutës do të ruajnë kohëzgjatj­en e nevojshme dhe të mjaftueshm­e për përmbushje­n e objektivav­e tanë. Përdorimi i operacione­ve valutore është dhe do të mbetet një rast i veçantë, i ndërmarrë në rrethanat specifike të nevojës për reagim të politikës monetare dhe të ngushtimit të hapësirës së veprimit të instrument­eve të saj tradiciona­lë”, theksoi Sejko. Ajo që pritet të ndodhe është një “luftë”, në tregun e valutës. Paratë dhe ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë, përballë fluksit të eurove që deri tani kanë kaluar të gjitha parashikim­et.

 ??  ?? Guvernator­i Sejko
Guvernator­i Sejko
 ??  ?? Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania