Panorama (Albania)

Vrasja e biznesmeni­t në Vlorë, në kërkim dy autorët

I ndihmuan të largohen, kapen dy bashkëpunë­torët e vrasësve

- VLORE

Pa kaluar 48 orë nga vrasja e biznesmeni­t Vasil Dervishaj në qytetin e Vlorës, policia ka bërë të mundur identifiki­min e dy autorëve si dhe ka vënë në pranga dy bashkëpunë­torët e tyre.

Dy të rinj të moshës 31 dhe 28 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë sipas policisë autorët e vrasjes së 29vjeçarit Dervishaj. Autorët e dyshuar “shtetasit E. A, 31 vjeç dhe A. C 28 vjeç, të dy të lindur në Tepelenë dhe banues të qytetin e Vlorës”, janë ndihmuar që të largohen nga vendi i krimit nga Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë dhe Amarildo Grembi ( Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët janë vënë në pranga. Ndërkohë që po punohet për zbulimin e vendndodhj­es dhe arrestimin e dy autorëve, burime pranë policisë bëjnë të ditur se vrasja mund të ketë ardhur për shkak të një konflikti që dy të rinjtë kanë pasur me biznesmeni­n, konflikt i cili ka ardhur nga aktiviteti i tij në fushën e tregëtimit të kafesë. Vasil Dervishaj u vra në një pritë gjatë mbrëmjes së ditës së hënë pak pas orës 23: 00 të mbrëmjes, në zonën e quajtur si ish- Kombinati i peshkut në Vlorë. Në një dalje publike për mediat drejtori i policisë së qarkut Vlorë, Gentian Shehaj ka konfirmuar zbardhjen e ngjarjes dhe identifiki­min e autorëve, si dhe arrestimin e dy personave të tjerë si persona bashkpunët­orë në krim dhe persona që kanë ndihmuar dhe përkrahuar autorët pas ngjarjes. Gjithashtu policia e Vlorës ka sekuestrua­r dy armë zjarri një kallashnik­ov, armë e cila është gjetur rreth 30 metra larg vendit të ngjarjes. Është sekuestrua­r edhe një armë tip pistoletë, me të cilën sipas policisë dyshohet se është qëlluar për vdekje biznesmeni 29- vjeçar në momentin kur po tentonte që të dilte nga automjeti i tij tip “Ford” me targa italiane. Policia e Vlorës ka sekuestrua­r dhe një automjet tip “Audi” me të cilin janë larguar autorët menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

HETIMET Policia e Vlorës ka qënë shumë e rezervuar në dhënien e informacio­neve rreth shkakut të ngjarjes, por burime nga kjo e fundit kanë konfirmuar se shkak i vrasjes është një konflikt i vjetër që viktima kishte pasur me dy autorët e ngjarjes, E. A, 31 vjeç dhe A. C, 28 vjeç. Burime nga policia konfirmojn­ë se Dervishaj kishte patur konflikte për shkak të biznesit të tij të kafes disa kohë më parë, konflikte të dyshuara pikërisht me autorët e ngjarjes. Priten dhe deklarimet e dy të arrestuarv­e, për më shumë informacio­n rreth motiveve të ngajrjes së rëndë. Burime nga policia e Vlorës kanë konfirmuar se konfliktet mbeten pista kryesore e hetimit, por një nga pistat, e cila nuk anashkaloh­et mbetetet dhe ajo e prishjes së pazareve të drogës, pasi 29- vjecari ishte sipas policisë një emër i njohur për blutë e Vlorës pasi dyshohej si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Ndërkohë burime të policisë kanë qënë shumë të rezervuara edhe përsa i përket identiteti­t të dy autorëve, tashmë të shpallur në kërkim. Gjithçka lidhet me hetimet, ndërsa emrat e tyre, i janë dërguar edhe policive kufitare, por edhe në zonat afër Vlorës. Dyshohet se të dy autorët të jenë larguar ndoshta jashtë vendit, pas vrasjes së 29vjeçarit, por deri më tani emrat e tyre nuk rezultojnë në sistenmin TIMS që të kenë dalë jashtë vendit. Dyshohet se mund të jenë larguar ilegalisht , ndërsa në hetime është kërkuar edh endihma e policisë së qyteteve të tjera për identifiki­min dhe arrestimin e dy autorëve të ngjarjes.

 ??  ?? Viktima, Vasil Dervishaj
Viktima, Vasil Dervishaj
 ??  ?? Viktima Vasil Dervishaj
Viktima Vasil Dervishaj
 ??  ?? Trupi i viktimës
Trupi i viktimës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania