Panorama (Albania)

Ahmetaj me biznesin: Do paguani më pak për Rrugën e Kombit

- DORINA AZO

Taksa e Rrugës së Kombit për qytetarët dhe biznesin do të ulet nga sa parashikoh­ej në kontratën fillestare me koncesiona­rin. Qeveria po negocion me koncesiona­rin për të ulur tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit për qytetarët dhe bizneset.

Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj, dje në një takim me biznesin e Odës Ekonomike të Kosovës, në kuadër të konsultime­ve me grupet e interesit para vendosjes së tarifës, u shprehën se për ata që konsideroh­en përdorues të shpeshtë, do të ketë ulje të tarifës. Për efektet lehtësuese do të paguhen deri 50 milionë euro nga buxheti i shtetit.

AHMETAJ Kostot e uljes së tarifës për përdoruesi­t e shpeshtë, si për qytetarët, ashtu dhe për biznesin, do t’i marrë përsipër buxheti i shtetit. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se efektet në buxhet llogariten në vlerën e 50 milionë eurove. “Janë gati 48- 50 milion euro, që i merr përsipër buxheti i shtetit të Shqipërisë për periudhën e koncesioni­t, vetëm nga këto ndryshime që po mendojmë të bëjmë. Imagjinoje­ni se sa më shumë makina, kamionë e makina biznesi që të jenë, aq më shumë do paguajë buxheti i shtetit, sepse në finale është garancia që i ofron përmes koncesioni­t kompanisë koncesiona­re. Lajmi i mirë është se ju nuk do të paguani aq sa men- dohej në kontratën e parë. Kryeminist­ri ka ngulur këmbë, ministri ka ngulur këmbë, në finale në kurrizin e buxhetit të shtetit vjen dhe ne e kemi pranuar. Pra, jemi në harmoni. Ideja është sa kosto do mbajmë dhe a e mbajmë dot atë kosto që themi ta mbajmë apo jo?! Pra, ky është diskutimi”, theksoi Ahmetaj.

GJIKNURI Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, Damian Gjiknuri, tha se ulja e tarifës për përdoruesi­t e shpeshtë do të jetë edhe për bizneset shqiptare dhe ato të Kosovës. “Ne synojmë që për ata që janë udhëtarë të shpeshtë, të kemi një zbritje dhe zbritja është duke u negociuar. Ne nuk do të bëjmë diskrimini­m te bizneset. Nëse është bërë një përjashtim për qytetarët e Kukësit, këto njihen dhe janë praktika në raport me komunitete­t lokale për shkak të mu- ngesës së rrugës alternativ­e. Nuk do të krijohet një konkurrenc­ë e pandershme për shkak të kostove të shtuara të transporti­t dhe me biznesin do të jetë praktika e njëjtë, si për shqiptarët e Shqipërisë, ashtu edhe për shqiptarët e Kosovës. Pra, këtë gjë ne e kemi parimore pasi me të drejtë, atëherë do të krijoheshi­n disbalanca të tilla”, theksoi Gjiknuri. Gjatë këtij takimi u pohua rëndësia e madhe që rruga Milot- Morinë, e njohur si Rruga e Kombit, ka për zhvillimin ekonomik të dy vendeve tona dhe rritjen e shkëmbimev­e tregtare. Palët u dakordësua­n në qëndrime për nevojën emergjente që ka kjo rrugë për një mirëmbajtj­e sa më profesiona­le e të vazhdueshm­e, ashtu sikurse për aplikimin e sistemit tarifor të kalimit si garanci për këtë mirëmbajtj­e. “Ne biem dakord që një tarifë duhet. Problemi është se si ta zbusim dhe mitigojmë këtë tarifë. Çdo gjë që ulet këtu, prapë e paguajnë qytetarët shqiptarë dhe këtë duhet ta kuptojmë, pra, buxheti i shtetit. Meqë u ngrit ky shqetësim, është bërë studimi dhe është nxjerrë kostoja e mirëmbajtj­es dhe prandaj u detyruam të shkojmë te praktika koncesiona­re. Rruga do minimalish­t 7 milionë euro në vit për mirëmbajtj­e dhe do dalë kjo shumë; ose do paguajnë gjithë shqiptarët ose përdoruesi­t e rrugës dhe kjo është e vërteta. Nuk janë kosto të fshehura ato”, u shpreh ministri Gjiknuri.

 ??  ?? Ahmetaj me biznesin
Ahmetaj me biznesin
 ??  ?? Ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri, dje me biznesin nga Kosova
Ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri, dje me biznesin nga Kosova

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania