Panorama (Albania)

Protesta e ish- punonjësve të Policisë: Të largohet ministri Fatmir Xhafaj

-

Ish- punonjësit e Policisë të liruar nga detyra protestuan dje poshtë zyrës së Fatmir Xhafajt, te Ministria e Brendshme. Ata kërkuan dorëheqjen e Xhafajt dhe paralajmër­uan përshkallë­zim të protestave në rast se nuk largohet. Ish- drejtues madhorë, ish- oficerë e ish- punonjës të nivelit zbatues, kërkuan që ministri i Brendshëm të largohet nga detyra. “Arsyeja kryesore pse ne jemi mbledhur në protestë, është se kërkojmë që ministri i Brendshëm t’i nënshtrohe­t vetingut si çdo anëtar i organizatë­s së Policisë së Shtetit. Kërkojmë që Policia e Shtetit t’i kthehet objektit të punës që ka, me të cilin e ngarkon ligji”, u shpreh Aleks Hajdari, kryetar i Shoqatës së Punonjësve të Policisë në Lirim 2013. Gjatë prononcimi­t për gazetarët, Hajdari tha se, sasia e kanabisit që u kultivua gjatë vitit 20152016, është sasi e tillë që përballon tregun europian të paktën edhe për 4 vite të tjera. “Sot ju siguroj që të paktën mbi 100 tonë kanabis janë gjendje në tunele dhe magazina, të bëra gati, të paketuara për t’u transportu­ar drejt BE- së” u shpreh ai. Ndërsa duke sqaruar arsyet e protestës, Hajdari u ndal te lidhjet e dy ministrave të Brendshëm me trafikun e drogës. “Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit këto 5 vite po drejtohen nga dy ministra, Tahiri dhe Xhafaj, njëri nën akuzë për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike drejt vendeve të BE- së dhe për lidhje të forta me krimin e organizuar dhe tjetri ka vëllain e tij të dënuar me vendim të formës së prerë, me 7 vite e 2 muaj burg, po për trafik të lëndëve narkotike. Gjithashtu, ne protestojm­ë për lirimet e paligjshme të punonjësve të Policisë. Punonjës Policie të përkushtua­r dhe me arritje profesiona­le, të dalë në lirim në kundërshti­m të hapur me ligjin, por lind pyetja se me kë u zëvendësua­n të gjithë këta punonjës Policie që janë këtu. U zëvendësua­n me punonjës Policie të liruar më parë për shkelje ligjore, për lidhje të forta me botën e krimit dhe çfarë ndodhi. Përveçse u bënë pjesë e organizatë­s së Policisë, direkt pas emërimit, u emëruan në postet më të larta drejtuese të Policisë së Shtetit. Na vjen tani një ministër i ri me shpatën e vetingut, Fatmir Xhafaj, vëllai i Agron Xhafajt, i dënuar me vendim të formës së prerë, për të drejtuar Ministrinë e Brendshme. Unë nuk di asnjë vend të botës, me demokraci mesatare, që të emërohet një ministër i Brendshëm me vëllain të dënuar për trafik droge. A mund të ndodhë që ky njeri të bëjë vetingun e Policisë së Shtetit? Absolutish­t nuk është e pranueshme”, tha Aleks Hajdari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania