Panorama (Albania)

Sot seanca, opozita do bllokojë Kuvendin live nga “Facebook- u”

Strategjia në mbledhjen e Grupit të PD. Në seancë tri raporte dhe vetëm një ligj

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Opozita nuk do të tërhiqet as gjatë seancës së sotme nga strategjia për të mos lejuar normalitet në Parlament për aq kohë sa ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, qëndron në detyrë.

Deputetët e grupit parlamenta­r kanë marrë udhëzime që njësoj si në seancat e kaluara në Parlament, të reagojnë nëse kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, do të ndërpresë fjalën e kryetarit të PD, Lulzim Basha apo kryetarit të Grupit Parlamenta­r, Edmond Spaho. PD edhe sot do të jetë e përgatitur që seancën e saj ta zhvillojë virtualish­t me qytetarët shqiptarë, për aq kohë sa kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, do t’i heqë të drejtën e fjalës deputetëve të saj. Lulzim Basha nuk do të jetë i vetmi nga demokratët që do të mbajë një fjalë gjatë seancës së sotme. Disa deputetë të Grupit Parlamenta­r të PD- së dhe LSI- së kanë përgatitur fjalime për situatën që po kalon vendi dhe kryesisht për rëndësinë që ka largimi i Fatmir Xhafajt nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme. PD dhe LSI kanë vendosur në koordinim me koalicioni­n opozitar, që të mos thërrasin asnjë protestë popullore derisa vendet e BE- së të marrin një vendim në lidhje me çeljen e negociatav­e për Shqipërinë. Kreu i PD- së, Lulzim Basha, lidhur me këtë moment të rëndësishë­m që po kalon vendi, vendosi të mos pranojë edhe kërkesën e disa prej deputetëve të grupit të tij parlamenta­r, që kërkuan edhe bojkot të Parlamenti­t dhe djegie të mandateve parlamenta­re.

SEANCA Në rendin e ditës për seancën e sotme parlamenta­re janë fillimisht katër raporte të institucio­neve të ndryshme. Drejtuesit e Autorit të Dosjeve, AMA- s, RTSH- së dhe Komisioner­i Publik do të paraqiten sërish sot në Kuvend, pasi një javë më parë, për shkak të zhvillimev­e parlamenta­re, e patën të pamundur të raportonin. I vetmi ligj që maxhoranca ka sjellë për votim në seancën e sotme është ai “Për Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”. Krahas këtij ligji, në rendin e ditës janë edhe marrëveshj­et: “Për aderimin e Shqipërisë në marrëveshj­en e Lokarnos, “Për përcaktimi­n e një klasifikim­i ndërkombët­ar për dizenjot industrial­e” dhe ajo “Për aderimin në marrëveshj­en e Vjenës, “Për klasifikim­in ndërkombët­ar të elementeve figurative të markave tregtare”. Edhe sot, në varësi të zhvillimev­e parlamenta­re, maxhoranca do të zgjedhë vetë nëse do të tërheqë diskutantë­t për të kaluar direkt në votim, apo do të përballet me opozitën në seancë. Në seancën e javës së kaluar, në një rast të pandodhur më parë, maxhoranca vendosi të kalojë me shpejtësi rendin e ditës dhe të largohej nga Parlamenti, duke e lënë opozitën të vetme në Kuvend për mbi dy orë. Kjo javë nuk ndryshoi asgjë në strategjin­ë e deputetëve të opozitës sa u takon komisionev­e parlamenta­re, duke pasur vetëm bllokime dhe fokus të debatit te çështja “Xhafaj”. Sipas opozitës, maxhoranca po bëhet pengesë për integrimin, ndërkohë që vendi pret të çelë negociatat me BE- në.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania