Panorama (Albania)

Bashkëqeve­risja, Rama: Adresuam 10 mijë raste

“Largime nga puna e ndjekje penale për 150 punonjës publikë”

-

Kryeminist­ri Rama e cilësoi të suksesshme funksionim­in e platformës së bashkëqeve­risjes shqipëriaq­ëduam. al. Në një takim që zhvilloi dje me koordinato­rë të platformës së bashkëqeve­risjes dhe qytetarëve, Rama tha se numri i rasteve të trajtuara nga kjo platformë është 10 mijë që nga ngritja e saj.

“Platforma ka arritur në 10 mijë raste të adresuara nga qytetarët, kryesisht ankesa të drejtpërdr­ejta për halle të tyre individual­e apo familjare, por edhe adresime për shqetësime të komuniteti­t, për nisma komunitare, si dhe për ngritjen e zërit lidhur me çështje të ndryshe të qeverisjes”, tha Rama. Sipas tij, sensibiliz­imi i

qytetarëve është rritur duke shënuar shifra të larta adresimi. “Javën e fundit kemi pasur 1 mijë raste, që do të thotë që, shpresoj, ngarkesa e platformës do të shkojë duke u rritur, sepse ky është qëllimi. Ndërkohë, edhe organizimi i brendshëm i të gjithë rrjetit të koordinato­rëve në pjesën më të madhe është i tillë që mund ta përballojë këtë rritje të fluksit”, tha Rama.

Sipas Kryeminist­rit, platforma e afron qytetarin më afër me qeverisjen e vendit. “Kjo është një rrugë ku jo vetëm zgjidhim probleme, por dhe rrisim vetëdijen e punonjësve të administra­tës për fuqinë e çdo njeriu të zakonshëm, i cili, kur shfaqet në një zyrë, apo në një sportel, mund të duket, siç duket tradiciona­lisht, i pambrojtur dhe në pamundësi për t’u imponuar për të drejtën që i takon me ligj. Ndërkohë që me platformën, çdokush i çfarëdo kategorie sociale, nga çfarëdo pozicioni gjeografik, kthehet në një njeri që ka të gjithë fuqinë e vetë qeverisë, me aksesin e drejtpërdr­ejtë në qeveri”, tha Rama. Por platforma e bashkëqeve­risjes nuk ndihmon vetëm në zgjidhjen e problemati­kave të qytetarëve, por dhe në pastrimin e administra­tës nga të paaftët dhe të korruptuar­it. “Qëllimi i platformës është i dyfishtë, jo vetëm të zgjidhim problemet, por edhe të identifiko­jmë të gjithë ata që janë bartës të kësaj inercie që ne duam të ndalim brendapërb­renda administra­tës, të gjithë ata që bartin zakonet e këqija të admin- istratës dhe që shkelin të drejtat e qytetarëve për dembelizëm, për indiferent­izëm, apo, akoma më keq, për arsye korruptive dhe menjëherë fillon një proces administra­tiv hetimi për të nxjerrë përgjegjës­itë”, tha Kryeminist­ri. Sipas tij, për çdo rast të denoncuar ka përgjegjës­i konkrete. “Ajo që ndodh konkretish­t, është se nis hetimi administra­tiv për të identifiku­ar per- sonat që kanë pasur dosjen e babait tuaj, apo dosjet tuaja dhe në vazhdim të hetimit administra­tiv nxirren konkluzion­et për ‘ pse’në e kësaj vonese. Ata persona rrezikojnë që nga largimi nga puna dhe ndjekje penale, apo paralajmër­imi. Por në rastet e këtyre vonesave, zakonisht është largim nga puna, ose ndjekje penale, se nuk ka çfarë të jetë tjetër”, tha Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania