Panorama (Albania)

EKSTRADIMI

-

Ditën e sotme në orën 12: 30, gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha, do të shqyrtojë kërkesën për rivendosje në afat të ankimimit për çështjen e Izet Haxhias.

Pak javë më parë, avokati i ish- truprojës së Berishës, Bashkim Nikolla pati dorëzuar një kërkesë për rivendosje në afat të ankimit për vendimin që e dënoi me 25 vjet burgim për vrasjen e Azem Hajdarit. Kjo ishte edhe lëvizja e parë e Izet Haxhias, që pas ekstradimi­t nga Turqia. Pritet që kjo kërkesë të shqyrtohet ditën e sotme, pasi të rivendoset në afat ankimimi, Haxhia së bashku me avokatin do të vijojnë procedurat për rigjykim dhe rihetim të dosjes "Hajdari". Haxhia është dënuar me 25 vjet burg në mungesë për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, ndër- Procedura e ekstradimi­t të ish- truprojës së Sali Berishës ka nisur që kur ky i fundit ishte Kryeminist­ër. Mirëpo, vetëm gjatë këtij viti, ato u përmbyllën edhe me vendimin e Gjykatës Supreme të Turqisë, e cila i hapi rrugë ekstradimi­t. Më pas, vetë Haxhia vendosi të dorëzohej dhe të pranonte ekstradimi­n me kushtin që të rigjykohej për vrasjen e bujshme të deputetit Hajdari sa në kërkesë shkruhet se ai nuk është marrë në pyetje asnjëherë, qoftë nga Prokuroria dhe qoftë nga Gjykata. Haxhia nuk ka pasur avokat me prokurë të nënshtruar nga ai dhe është dënuar në mungesë. Prej vitesh, Haxhia ka jetuar në Turqi dhe së fundmi, Gjykata Supreme e Turqisë i tha "po" ekstradimi­t të Izet Haxhias. Procedurat kishin nisur që në vitin 2007, ku në krye të qeverisë ishte Berisha. Ministria e Drejtësisë Shqiptare i ka siguruar palës turke se do ta rigjykojë Haxhian në rast se ekstradohe­t.

KËRKESA

Në kërkesë thuhet se vendimi i Gjykatës për të pandehurin Izet Haxhia është i paba- zuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, në Dispozitat Kushtetues­e dhe në Aktet Ndërkombët­are. "Vërtetohet se gjykimi i kësaj çështjeje në të gjitha shkallët e gjykimit është zhvilluar në mungesë të të pandehurit Izet Haxhia dhe pa dijeninë e tij. Ai nuk ka lëshuar asnjë lloj prokure për avokatin që e ka përfaqësua­r në gjykimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Ai nuk ka pasur dijeni për ankimimin që i është bërë vendimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila e ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Vetë Izet Haxhia provohet se nuk ka bërë deklarime përpara organeve proceduese. I pandehuri Izet Haxhia, në vazhdimësi, deri më datën 08.05.2018 kur u ekstradua, ka qëndruar në Turqi, nën mbikëqyrje­n e vazhdueshm­e të autoritete­ve shtetërore të këtij vendi. Vërtetohet që drejtues të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, i kanë komunikuar Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, më datën 06.04.2007, garancitë e shtetit shqiptar për rigjykimin e Izet Haxhias, në zbatim të Dispozitav­e Kush- tetuese të Kodit të Procedurës Penale - 147, 148, 449, 450, 453. Gjithashtu, drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë, kanë garantuar respektimi­n e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, si edhe të Paktit Ndërkombët­ar të 16 dhjetorit 1966 në lidhje me të Drejtat Civile dhe Politike. Duke u bazuar në këto garanci, i pandehuri Izet Haxhia u paraqit pranë autoritete­ve të Policisë turke me qëllim realizimin e ekstradimi­t më datën 08.05.2018 në Rinas, Shqipëri, duke qenë i bindur se ai do të dëgjohet nga gjykatat shqiptare, sepse çështja penale në ngarkim të tij do të rigjykohej, meqenëse ai është gjykuar dhe dënuar në mungesë", shkruan kërkesa.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania