Panorama (Albania)

Konflikt për pronën, dy persona plagosen pranë Drejtorisë së Policisë

-

GJIROKASTE­R/ Sherr në lokalin e basteve sportive, plagosen me pistoletë dy persona. Një konflikt që përfundoi me shkrehjen e armës, ka ndodhur mbrëmë vonë në një lokal në qytetin e Gjirokastr­ës. Ngjarja ka ndodhur fare pranë Drejtorisë së Policisë, ku të plagosur mbetën Xhelo Gerveshi, 52 vjeç dhe V. Buci, 36 vjeç, të dy banues në Lazarat. Këta të fundit, sipas informacio­neve që jep Policia, janë plagosur me armë zjarri nga Kristaq Lukani, 40 vjeç, banues po në Lazarat. Shkak për sherrin mes tyre është një konflikt i hershëm mes 52- vjeçarit Gerveshi dhe 40- vjeçarit Lukani. Këta dy persona pasi ishin zënë herë pas here me njëri- tjetrin kanë nisur të shkëmbejnë sërish fjalë në momentin që janë takuar në lokalin e basteve sportive, që ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë në qytetin e Gjirokastr­ës. Pas debatit, konflikt është përshkallë­zuar në shkrehjen e armës, ku Lukani ka qëlluar në drejtim të Gerveshit dhe 36- vjeçarit V. B. Mësohet se, Xhelo Gerveshi ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjirokastr­ës ku mori ndihmën e parë dhe më pas u dërgua për ndihmë të specializu­ar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, nga ana tjetër, 36- vjeçari Buci mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Gjirokastr­ës. "Në lagjen "18 Shtatori" të qytetit Gjirokastë­r, rreth orës 20: 45, para një lokali "loto sporti", shtetasi K. Ll., rreth 40 vjeç, banues në Gjirokastë­r, pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit: XH. G 52 vjeç dhe V. B 36 vjeç, të dy banues në Lazarat. Të dy shtetasit e plagosur janë transportu­ar në Spitalin Rajonal Gjirokastë­r, për momentin jashtë rrezikut për jetën. Autori, menjëherë pas ng- jarjes, është larguar dhe forca të shumta Policie po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij. Grupi hetimor në vendngjarj­e ka sekuestrua­r 3 gëzhoja pistolete. Po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethana të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit", bën të ditur Policia e Gjirokastr­ës. Ndërkohë, grupi hetimor që shkoi në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, që solli plagosjen e dy personave. Nga ana tjetër, forca të shumta Policie kanë ngritur postblloqe për kapjen e autorit të plagosjes së dyfishtë.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi përplasja me armë
Vendi ku ndodhi përplasja me armë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania