Panorama (Albania)

Prokurori i Tahirit e gjyqtari Islamaj presin sot dritën jeshile nga vetingu

- Dritan Prençi Edmond Islamaj

Prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, dhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, presin sot nga KPK- ja vendimet pozitive për rikonfirmi­met në detyrë. Si Prençi, ashtu edhe Islamaj, kaluan me sukses në seancat dëgjimorë që u zhvilluan më 5 qershor. Të dy ata nuk kishin probleme me pasurinë, aftësitë profesiona­le apo me integritet­in e figurës. Sa i përket pasurisë, Prençi ka deklaruar një apartament në Kashar, një automjet të blerë për 50 mijë lekë dhe një sipërfaqe toke në Dibër, të përfituar nga i ati, sipas Ligjit 7501. Gjithashtu, Komisioni ka marrë në administri­m raportin e DSIK, i cili konfirmont­e përshtatsh­mërinë e prokurorit me detyrën si dhe dy kallëzime në emër të tij, të cilat nuk rezultuan me probleme pas verifikimi­t. Vetë prokurori Prençi u shpreh mjaft i kënaqur me hetimin administra­tiv dhe nuk kishte asnjë pretendim lidhur me të. “Jam njohur me të gjitha aktet e hetimit dhe jam dakord me rezultatet. Ishte një proces i rregullt hetimor. Kërkoj konfirmimi­n në detyrë”, tha ai gjatë seancës dëgjimore. Edhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, nuk pati probleme me pasurinë. Ai kërkoi rikonfirmi­m në detyrë, duke u shprehur dakord me gjetjet e hetimit administra­tiv. Ai do të bëhet gjyqtari i parë i Gjykatës së Lartë që kalon filtrat e vetingut. Pasi të kalojnë Prençi dhe Islamaj, raporti mes të rikonfirmu­arve dhe të shkarkuarv­e ndryshon. Kështu, do të kemi shtatë të rikonfirmu­ar dhe pesë të shkarkuar nga 12 subjekte që i janë nënshtruar vetingut.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania