Panorama (Albania)

Gurët nga mali bien mbi autobus, plagosen dy vajza

Shoferi: Fat i madh që gurët ranë në fund të autobusit

- LEZHE/ ELVIS HILA

Dy vajza mbeten të plagosura, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin, u godit nga një masiv shkëmbor që u shkëput nga mali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07: 00 të mëngjesit së të mërkurës në aksin rrugor Lezhë- Shëngjin pranë Knalles. Gurët, të cilët rrëshqitën nga mali, goditën pjesën e pasme të autobusit, me targa AA 971 JZ, që drejtohej nga Pal Paci. Autobusi që po lëvizte në drejtim të Shëngjinit, po transporto­nte punëtorët e një fabrike të përpunimit të peshkut. Të plagosura mbeten Kristjana Dida, 21 vjeçe, banuese në Zejmen, e cila është transportu­ar për në Qendrën e Traumës në Tiranë, dhe Blerina Zefi, 23 vjeçe, banuese në Tresh, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë jashtë rrezikut për jetën. Lëvizja e masivit shkëmbor dyshohet se ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë natës në zonën e Lezhës. I gjithë aksi nuk është i mbuluar me rrjetë teli dhe mbetet rrezik për të gjithë mjetet që kalojnë. Masivi shkëmbor që ra mbi autobus, fatmirësis­ht nuk ka qenë nga maja e malit, duke mos pasur shpejtësi të madhe, çka ka shmangur një tragjedi të përmasave më të mëdha. Emergjenca­t civile në këtë njësi vendore po analizojnë situatën për ta referuar më Ministrinë e Brendshme dhe atë të Mbrojtjes. Në terren ishin vetëm punonjësit e firmës mirëmbajtë­se që merren me largimin e gurëve nga rruga, ndërsa shumë drejtues mjetesh kanë devijuar hyrjen drejt Shëngjinit nëpërmjet rrugës së Kunes. Shoferi i autobusit të dëmtuar nga rrëshqitja e gurëve në aksin Shëngjin- Lezhë, Pal Paci, tregon tmerrin që përjetuan punëtorët. "Isha në udhëtim në drejtim të Shëngjinit, kur erdha këtu, pata një goditje, në fund të autobusit një shpërthim. Thashë çfarë ndodhi, isha me punëtorët, gra e vajza, që po i dërgoja te fabrika. Ndalova autobusin, kur shoh në fund të tij një masiv shkëmbor, i cili kishte rëndë sipër. U dëmtuan xhamat, por fati i madh që ra në fund autobusit. Njërës i ra të fikët, i dhamë ndihmën e parë. Të gjakosurat i çova te spitali. Kam 18 vite që e bëj këtë punë, por s'më kishte ndodhur asnjëherë një gjë e tillë. Të merren masa, pasi gurë të tjerë rrezikojnë të bien", thotë Paci. Në tetor të vitit të kalua, r në Torovicë të Lezhës një masiv i madh shkëmbor zuri poshtë një automjet tip fuoristrad­a, ku udhëtonin tre persona, të cilët humbën jetën. Disa muaj pas kësaj tragjedia, situatë vijon të mbetet e njëjtë, pasi asnjë masë nuk është marrë për të frenuar rrëshqitje­n e gurëve.

 ??  ?? Gurët që goditën autobusin
Gurët që goditën autobusin
 ??  ?? Autobusi i dëmtuar
Autobusi i dëmtuar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania