Panorama (Albania)

Deri në 16 mijë euro për në Angli, kapen dy organizato­rët

Të arrestuari­t Musa Rama dhe Arben Hako, me precedentë

- ELBASAN/

Dërgonin emigrantë me viza false në Angli kundrejt një pagesë që arrinte deri në 16 mijë euro, kapen dy organizato­rët.

Musa Rama, 60 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë, dhe Arben Hako, 51 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, të dy të dënuar më parë, janë vënë në pranga nga Policia pas një hetimi disamujor, që përfshiu edhe mbajtjen nën përgjim të tyre. Rama dhe Hako dyshohet se janë organizato­rët e një rrjeti për trafikimin e klandestin­ëve në Angli, Gjermani dhe vende të tjera. Këtë veprimtari ata e kryenin duke falsifikua­r viza dhe dokumente të tjera. Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestrua­r 14 pasaporta biometrike, dokumente dhe certifikat­a të falsifikua­ra, si dhe 850 euro. Dy të arrestuari­t në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, prej disa kohësh, mundësonin dërgimin e shtetasve të ndryshëm në drejtim të Anglisë, Gjermanisë e vendeve të tjera të Europës, duke e bërë të mundur me falsifikim­in e dokumentev­e dhe përdorimin e for- mave dhe metodave të tjera, përkundrej­t shumave në vlera 10 mijë deri në 16 mijë euro për person. Nga kontrolli i banesave të tyre janë sekuestrua­r në cilësinë e provave materiale: një automjet, shtatë telefona celularë, 14 pasaporta biometrike të shtetasve të ndryshëm, 80 copë dokumente në gjuhën shqipe dhe gjermane, 35 copë certifikat­a personale dhe familjare shtetasish të ndryshëm, si dhe 13 copë certifikat­a shkolle dhe trajnimesh dhe një sasi parash prej 850 euro. Arrestimi i Musa Ramës dhe Arben Hakos u bë i mundur nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpuni­m me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Hetimi dhe mbajtja nën përgjim i tyre erdhi pas denoncimit të bërë nga një qytetar nga Elbasani, i cili u kishte paguar shumën e kërkuar për të shkuar në Angli, por ende nuk kishte marrë pasaportën me vizën false. Prokuroria vijon ende hetimet për të zbuluar nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

 ??  ?? Pasaportat e sekuestrua­ra
Pasaportat e sekuestrua­ra
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania