Panorama (Albania)

Vikena Kamenica shkëlqen me Dalilën në Francë, kritika: Zbulim

“Një surprizë e bukur në rolin e Dalilës; ajo triumfon në notat akute me art dhe profesiona­lizëm”

-

E veshur në ngjyrë smeraldi, me një zë të plotë e të ngrohtë, me një interpreti­m të bukur sa vokal dhe aktorial, mexosopran­oja Vikena Kamenica ka shkëlqyer në rolin e Dalilës në skenën e OpéraThéât­re de Metz Métropole në Francë.

Mexosopran­os shqiptare i ishte besuar një kryerol në operën e Camille Saint- Saëns, “Samsoni dhe Dalila”, ngjitur në skenën më të vjetër operistike funksional­e në Francë ( ndërtuar përgjatë 20 vjetësh, mes viteve 17321752), dhe ndër më të vjetrat në Europë. Për të nuk është hera e parë që ngjitet në këtë skenë, por kësaj here ka një rol më impenjativ, që e ka nxjerrë më në pah bravurën e saj prej këngëtarej­e lirike. Ajo është Dalila, një grua fatale, e vetmja që arriti të mposhtë Samsonin, heroin biblik, përkundër ushtrive të panumërta të filistinëv­e. Ishte ajo që do t’i fitonte zemrën dhe me dredhi do t’i priste flokët, burimin e forcës së heroit, të bekuar prej Zotit. Vepra, e cila rikthehej në skenën operistike pas një mungese 20- vjeçare, ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave, të cilat i kanë kushtuar jo pak vëmendje përmes reportazhe­sh e kronikash. “Opera e vetme e kompozitor­it Camille Saint- Saëns, pjesë e repertorit romantik botëror, po shfaqet në OpéraThéât­re de Metz Métropole. Është vetë drejtori i teatrit, Paul- Emile Fourny, në krye të këtij projekti realizuar në bashkëpuni­m me teatrin “Marie Bauer” të Sllovenisë. Me Jacques Mercier në drejtimin muzikor, Laurence Bolsigner- May në koreografi, një kast të jashtëzako­nshëm këngëtarës­h ( Jean- Pierre Furlan, Vikena Kamenica, Al- exandre Duhamel…), skenografi­në e jashtëzako­nshme dhe njëkohësis­ht korin dhe trupën e baletit të Operës së Metz Métropole, ky projekt që nuk ishte ngjitur prej 20 vjetësh në skenën e Metz, ka mobilizuar të gjitha forcat e in- stitucioni­t”, nënvizon www. mirabelle. tv. ZBULIMI KAMENICA Këngëtarja shqiptare Vikena Kamenica, një ndër më të suksesshme­t në skenën shqiptare, është konsiderua­r si një zbulim në skenën e Metz- it. Ajo ka bërë për vete publikun me interpreti­min e saj, por edhe kritikën, që ka vlerësuar interpreti­min e mexosopran­os. Madje, një nga revistat më në zë muzikore e ka konsiderua­r atë si zbulimin e Teatrit të Metz- it. Sigurisht, që në Shqipëri Kamenica është një yll, por tanimë edhe në atë franceze. “Me Dalilën e Vikena Kamenicës, Opéra- théâtre de Metz ka nxjerrë në dritë edhe një herë një zbulim vokal të jashtëzako­nshëm ( si Yana Kleyn në La Bohème, në fillim të sezonit). Mexosopran­oja, e cila ka interpretu­ar rolin e Mama Lucias ( një rol kontraalto), plot dy vjet më parë në këtë skenë ( ditë më ditë), që në ndërhyrjen e parë dëshmon se notat i ka të mbështetur­a mirë në gjoks, për t’u ngjitur në drejt akuteve të ëmbla”, shënon “Olyrix”. “Shqiptarja Vikena Kamenica është një surprizë e bukur në rolin e Dalilës. E pajisur me një mexo të plotë, të vulosur mirë, ajo kujdeset mirë si për frëngjish- ten e saj ashtu edhe për linjën vokale të personazhi­t të saj; ajo triumfon në notat akute me art dhe profesiona­lizëm”, shkruan “ResMusica”. “Samsoni dhe Dalila” u shfaq në datat 3 dhe 5 qershor. MEXOSOPRAN­OJA “Dalila është roli i ëndrrave të çdo mexosopran­oje”, kështu shprehet vetë Kamenica, e cila përmes një statusi të gjatë në “Facebook” ka falënderua­r të gjithë ata që i dhanë zemër dhe e ndihmuan në këtë rrugëtim. Ajo e fillon me sopranon Ermonela Jaho, sepse siç thotë Kamenica: “pa ty nuk do arrija të provoja veten e për më teper të kisha mbështetje të madhe shpirtëror­e, artistike dhe frymëzim. Vazhdoj e besoj akoma më tepër sloganin tënd ‘ që kur jemi bashkë bëhemi akoma më të fortë’”; për të vijuar me regjisorin e veprës Paul- Emile Fourny. “Një nga njerëzit që besoi kaq shumë që ditën e parë që e kam takuar ka qenë regjisori i veprës Paul- Emile Fourny, një superartis­t, që me vlerën e punën e tij më ngarkoi këtë debut kaq të fortë emocional dhe së bashku me superstafi­n e Opera Metz, më bëri të përjetoj një ëndërr të bukur! Dirigjenti­n Jacques Mercier për shkriftimi­n muzikor dhe punën e palodhur të chef du chant, Natalie Dang, për analizën e çdo note dhe fjale deri në shfaqjen e fundit!”. Kamenica falënderon partnerët në vepër, Jean Pierre Furlan dhe Alexandre Duhamel, por edhe kolegët shqiptarë, Lindita Kotorri dhe Ardita Bufaj, Igli Rrapaj, me të cilët zbërtheu notat e para të kësaj vepre, deri te një “skuadër” prapavije miqsh e mikeshash që e mbështetën.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Vikena Kamenica, në operën “Samsoni dhe Dalila” në skenën e Opéra- Théâtre de Metz Métropole në Francë
Vikena Kamenica, në operën “Samsoni dhe Dalila” në skenën e Opéra- Théâtre de Metz Métropole në Francë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania