Panorama (Albania)

Ambasadori Lu mbështet Xhafajn, Basha: Një surprizë e madhe i pret

Kreu i PD sulmon Arta Markun: Veproi si “Spidi Gonzales”

-

FATION BINJAKU

Opozita ka bllokuar dje sërish punimet e Parlamenti­t, duke përsëritur kërkesën për largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kryetari i opozitës ka zaptuar dje foltoren e Kuvendit dhe nuk ka lejuar asnjë nga përfaqësue­sit e maxhorancë­s të marrë fjalën. Dje për herë të parë ra në sy fakti se Gramoz Ruçi bëri tolerime për Lulzim Bashën. Ruçi e lejoi atë të flasë përtej kokës së procedurës dhe replikës në dy raste. Madje, i dha të drejtën të mbante fjalimin prej 10 minutash. Por sërish foltorja u mbajt nga opozita. Fillimisht, Basha kërkoi që në sallën e Kuvendit të paraqitej dhe Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të cilët nuk ishin në seancë. Edi Rama erdhi në Kuvend pas ndërprerje­s së tretë të seancës, ndërkohë që ishte duke folur Basha. Rama u pa të bisedonte me ministrin Pandeli Majko, por kjo u komentua nga Sali Berisha. “Mos u fshih pas Pandeliut”, iu drejtua Berisha Ramës, por ai iu përgjigj: “Çfarë thua??!”. Ndërkohë që Basha e përmendi Ramën, ky i fundit e përshëndet­i si ushtarak. Basha nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit, duke kërkuar largimin e Xhafajt, madje komentoi dhe Kryeprokur­oren, Arta Marku, të cilën e etiketoi si “Spidi Gonzales”, që fshehu brenda 24 orëve vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt. Maxhoranca është tërhequr nga diskutimet dhe miratoi me 73 vota pro projektlig­jet në rendin e ditës. Pakica qëndroi në sallën e Kuvendit duke vazhduar fjalimet në “Facebook”, ndërkohë që Paloka zuri vendin e Ruçit.

SHERRI NË PARLAMENT

( Raporton në Parlament drejtori i AMA- s, Gentian Salaj)

Sali Berisha: Ka pasur shkelje monstruoze nga mediat gjatë fushatës elektorale, por asnjë masë nuk mori kreu i AMA- s nga neveria që krijon Kryeminist­ri i tij nga mëngjesi deri në darkë, duke tejkaluar edhe Venezuelën dhe çdo lider tjetër. Ai llomotit nga mëngjesi deri darkë në media dhe ky institucio­n është shndërruar në vasal të tij. Ç’na i nxjerr këtu këta? Apo për t’u shpëlarë. Këta janë simbole korrupsion­i të një regjimi, i cili po e largon Shqipërinë çdo ditë nga Europa.

Gramoz Ruçi: Zoti Berisha, kemi të bëjmë më një raport të vjetër të AMA- s.

Sali Berisha: Ça zoti Berisha. Nuk ka të drejtë të dalë fare këtu. Gramoz Ruçi: Ai është kryetari i Autoriteti­t. Sali Berisha: Ai është kryetari i Ramës, jo i Autoriteti­t. Taulant Balla: Po e ka votuar dhe opozita atë.. Gramoz Ruçi: Është kryetar i zgjedhur nga ky Parlament.

Sali Berisha: Nga narko- parlamenti... I zgjedhur nga narko- maxhoranca...

Edmond Spaho: Tashmë dhe Presidenti i PPE- ve përcaktoi që Shqipërisë nuk do t’i jepet datë nëse nuk do të bëjë më shumë në drejtim të krimit të organizuar dhe korrupsion­it, më saktë e kishte nëse nuk do largohet Fatmir Xhafaj.

Taulant Balla: Të bëhemi bashkë për të lobuar në interes të Shqipërisë për të hapjen e negociatav­e. Edhe pse jeni shumë vonë, edhe pavarësish­t përpjekjev­e të kryetarit të opozitës për të qenë fshehurazi në korridoret e Bundestagu­t gjerman. Jam shumë i sigurt që brenda Bundestagu­t gjerman kemi mbështetje­n e nevojshme në funksion të 28 qershorit, por edhe pas 28 qershorit.

Lulzim Basha: Të largohen sot dhe të çlirojnë Shqipërinë nga aleanca e krimit me pushtetin që është pengesa numër një për integrimin europian të vendit. Këtë shqetësim jua kanë shprehur fare qartë ditën e martë përfaqësue­sit më të lartë gjermanë, përfaqësue­ses të Partisë Socialiste gjatë vizitës së saj në Bundestag. Natyrisht më kanë informuar edhe mua. Jam informuar hollësisht për qëndrimet e Bundestagu­t, të Kancelaris­ë, të Elysee- së, të Binnenhof- it dhe të kancelariv­e të tjera europiane. Shumë më mirë se disa prej jush këtu natyrisht i painformua­r nuk është as ai që nuk është dhe as ai tjetri aty. E dinë fare mirë se çfarë duhet të bëjnë. Ai ( i drejtohet Fatmir Xhafajt) duhet të largohet një orë e më parë dhe ky tjetri ( Ramës), duhet të marrë përgjegjës­i. ( I mbaron minutazhi, fiket mikrofoni)

Edi Paloka: Ooo hape zërin, është kryetari i opozitës. Gramoz Ruçi: Ça ke që bërtet ti. Ça ke që bërtet? Zotëri mos e ngri zërin. E kërkoi fjalën për replikë. Sali Berisha: S’ka kohë. Ka të drejtë të flasë deri në mëngjes. Gramoz Ruçi: Vazhdoni dhe 3 minuta për procedurë. Lulzim Basha: E vërteta është se këtë të hënë dhe të martë isha në Berlin, jo në vizitë klandestin­e siç bëni ju, as të paguar me milionat e drogës të kanabis - diplomacis­ë suaj, por i ftuar nga autoritete­t më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimi­n e tyre se situata politike në vend, 6 javë pas largimit të Edi Ramës nga Berlini, jo vetëm që s’ka shkuar drejt përmirësim­it, por ka shkuar drejt përkeqësim­it. Se Saimir Tahiri, ashtu siç paralajmër­uam, u lirua si pjesë e paktit mafioz Rama- Tahiri dhe e njëjta skemë po ndiqet për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj. Dhe se në këto kushte është e paimagjinu­eshme që Bundestagu apo cilido institucio­n tjetër europian, të rekomandoj­ë atë që kemi kërkuar ju dhe ne. Hapjen e negociatav­e. Ju me pretendimi­n se Shqipëria e meriton për shkak të reformave që keni bërë dhe ne me fakte dhe argumente se pavarësish­t që në vend të shkoni përpara, keni shkuar mbrapa në raport me demokracin­ë, shtetin ligjor, luftën kundër krimit, luftën kundër korrupsion­it. Hapja e negociatav­e është instrument­i i vetëm, i cili mund të garantojë presion maksimal ndaj bandës që qeveris sot pa ligj dhe pa Kushtetutë në këtë vend. Nuk do lemë asnjë të kakarisë këtu..

Erjon Braçe: Kakarisjet e tua... po shko ore...

Lulzim Basha: Kush po i pengon hapjen e negociatav­e? Çfarë duhet të bëjmë për të bindur Europën? Shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatav­e, por ky kryeminist­ër është faktuar si pengesa kryesore për të hapur negociatat. Erjon Braçe: Ti ke vrarë njerëz... karagjoz, Lulzim Basha: Ti pusho, mos fol nga vendi, mos më bëj trimin mua! Qepe gojën... Erjon Braçe: Ke varë njerëz, o debil, o karagjoz... Lulzim Basha: Pusho ti, zari i bandave të Lushnjës, pusho... Zar, pusho! Gramoz Ruçi: Mos flisni në emër të kancelariv­e të ndryshime europiane. Aq më tepër kur ato s’i keni të sakta. Se po flisni në emër të Gjermanisë, por, në dijeninë time, qeveria gjermane ka vendosur ta mbështesë hapjen e negociatav­e për Shqipërinë. Erjon Braçe: Ai s’flet dot në emër të ekipit të tretë gjerman.

Lulzim Basha: Pa ardhur Xhafaj dhe Rama këtu, s’ka për të folur njeri...

Gramoz Ruçi: Bëni kërkesë me shkrim dhe unë do ta planifikoj siç janë rregullat. Në qoftë se do të vazhdoni skenarin tuaj për të krijuar anomali dhe të mbani peng sallën e Parlamenti­t, s’keni për ta realizuar.

Edi Paloka: Për ç’rregullore flet ti, more.. Duhen zbatuar ligjet dhe Kushtetuta njëherë, o Gramoz.

Gramoz Ruçi: Jeni lideri i opozitës, gjithmonë mendohuni që duhet zbatuar rregullorj­a e Kuvendit me qëllim që të ketë normalitet në Kuvend. ( Gramoz Ruçi ndërpret seancën)

Lulzim Basha: Brenda natës prokurori vendos të marrë në pyetje dëshmitari­n Albert Veliu, ende pa u bërë publik identiteti i tij, por, natyrisht, Prokuroria e kishte marrë vesh personalis­ht nga Agron Xhafaj. Brenda natës, prokurori vendos ekspertin, brenda natës, prokurori vendos të pranojë mostrat e zërit, brenda 24 orëve, vendos ta transferoj­ë çështjen te Prokuroria e Krimeve të Rënda. Spidi Gonzales, të gjitha këto u bënë për 24 orë. Për 24 orë Spidi Gonzales, Arta Marku, u vu në lëvizje sepse skenari kriminal i Edi Ramës parashikon­te fshehjen jashtë Shqipërisë të Agron Xhafajt. Më tej, Prokuroria “Rama- Xhafaj- Marku” transferoi materialet nga Prokuroria e Tiranës te Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila vetëm pasi u sigurua që Agroni ishte larguar nga Policia, ishte larguar nga Shqipëria me nderime policore vendosi të regjistron­te procedim penal 4 ditë, pasi ishin publikuar materialet audio të hetimit gazetaresk. Prokuroria “Rama- Xhafaj- Marku” dërgoi për ekspertim materialet që i caktoi ky, Edi Rama, dhe ia dorëzoi të gatshme përmes Agron Xhafajt, dërgoi për ekspertizë materialet e çështjes atje ku urdhëroi ky, Edi Rama, duke mos guxuar që ta zgjidhte ajo vetë laboratori­n.

 ??  ?? Xhafaj e Lu, dje gjatë takimit
Xhafaj e Lu, dje gjatë takimit
 ??  ?? DJE GJATE INCIDENTIT NE KUVEND
DJE GJATE INCIDENTIT NE KUVEND
 ??  ?? Basha duke folur në Kuvend pas largimit të maxhorancë­s, ku Paloka zuri vendin e Ruçit
Basha duke folur në Kuvend pas largimit të maxhorancë­s, ku Paloka zuri vendin e Ruçit
 ??  ?? Rama e Majko dje në Kuvend
Rama e Majko dje në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania