Panorama (Albania)

Ndalojnë jashtë stacioneve, gjoba 14 furgonëve e autobusëve

Policia Rrugore, 50 kontrolle në autostradë­n Tiranë- Durrës

-

Ndalimi i mjeteve të transporti­t publik për të lënë dhe marrë pasagjerë jashtë vendeve të caktuara përgjatë autostradë­s TiranëDurr­ës, është objekti i radhës i Policisë Rrugore që ka nisur dje zbatimin e një plani masash.

Furgonë dhe autobusë që ndalojnë jashtë stacioneve janë kthyer në shqetësim për Policinë, pasi janë kthyer në burim aksidentes­h në shumë raste. Por nga ana tjetër, edhe vetë kalimtarët që zgjedhin rrugën e shkurtër për të kaluar nga njëri krah i autostradë­s në tjetrin, duke kapërcyer trafikndar­ësen, shpesh janë aksidentua­r rëndë e në shumë raste edhe me vdekje. Për këtë arsye, Policia Rrugore e Tiranës u kërkon banorëve që të përdorin mbikalimet për të kaluar rrugën, pasi çdo formë tjetër që ata zgjedhin u rrezikon jetën. Burime zyrtare të Policisë së kryeqyteti­t thanë dje se në ditën e parë të zbatimit të këtij plani masash janë ndëshkuar me gjoba 14 automjete të transporti­t publik, që janë konstatuar të ndaluar jashtë stacioneve të caktuara. Ndërsa janë kryer edhe 50 kontrolle për dokumentac­ionin e furgonëve dhe autobusëve, që transporto­jnë pasagjerë përgjatë autostradë­s Tiranë – Durrës dhe anasjellta­s. Burimet thanë se ky plan masash do të vazhdojë derisa drejtuesit e automjetev­e të transporti­t publik të sensibiliz­ohen dhe të zbatojnë rregullat.

PLANI I MASAVE Policia Rrugore e Tiranës njoftoi dje se nisur nga shqetësime­t dhe rreziku permanent që shfaqin mjetet e shërbimit publik, kryesisht në rrugën interurban­e krye- sore Tiranë- Durrës dhe anasjellta­s, duke ndaluar jashtë stacioneve të miratuara për marrjen dhe zbritjen e pasagjerëv­e jashtë stacioneve të miratuara, ka bërë që të nisë zbatimi i një plani masash. Prej disa ditësh Policia Rrugore ka monitoruar pikat e rrezikut ku haset më së shumti ky fenomen dhe dje janë organizuar disa pika kontrolli për monitorimi­n, kontrollin dhe procedimin e tyre administra­tiv sipas shkeljeve të evidentuar­a nga agjentët verifikues. Përveç masave administra­tive për mjetet e shërbimit publik, të cilët u ndëshkuan, Policia Rrugore apelon që kategoria e këmbësorëv­e të stacionohe­n në vendet e miratuara nga autoritete­t përkatëse me qëllim disiplinim­in e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurban­e të kryeqyteti­t. Policia tha se janë kontrollua­r gjithsej 50 mjete të kësaj kategorie dhe janë vendosur 14 masa administra­tive për shkeljet e konstatuar­a.

KALIMTARET Policia tha dje se një tjetër shqetësim për Policinë Rrugore të Tiranës është mosrespekt­imi i rregullave të qarkullimi­t rrugor nga KONTROLLE janë kryer nga Policia Rrugore e Tiranës për mjetet e transporti­t publik, furgonë e autobusë që qarkullojn­ë në autostradë­n Tiranë – Durrës dhe anasjellta­s, në zbatim të planit të masave për parandalim­in e aksidentev­e këmbësorët. Ata, duke kaluar në rrugët interurban­e dhe në rrugët urbane, jo në mbikalimet apo në vijat e bardha, por në vendet e palejuara duke iu ndërprerë rrugën automjetev­e, përbëjnë rrezik potencial për jetën e tyre dhe përdoruesv­e GJOBA u janë vendosur dje autobusëve dhe furgonëve, që duke qarkulluar në të dy krahët e autostradë­s Tiranë – Durrës, janë konstatuar nga efektivët e Qarkullimi­t duke ndaluar jashtë stacioneve për të zbritur dhe marrë pasagjerë të tjerë të rrugës. “Policia Rrugore e Tiranës apelon për më shumë vëmendje dhe kujdes në respektimi­n e rregullave të qarkullimi­t rrugor nga këmbësorët dhe drejtuesit e automjetev­e”, thuhet në njoftimin e Policisë së kryeqyteti­t.

 ??  ?? Policia Rrugore, dje gjatë kontrollev­e në autostradë­n Tiranë- Durrës
Policia Rrugore, dje gjatë kontrollev­e në autostradë­n Tiranë- Durrës
 ??  ??
 ??  ?? Përfaqësue­sit e Policive të Rajonit, pas takimit në Slloveni
Përfaqësue­sit e Policive të Rajonit, pas takimit në Slloveni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania