Panorama (Albania)

Laert Vasili, “Këngë dashurie me korba” në amfiteatër

- Justina Aliaj

Drama "Këngë dashurie me korba", vepër e autorit Bashkim Hoxha, me regji nga Laert Vasili do të rivihet në skenë, tashmë në amfiteatri­n e sapoinaugu­ruar nga Kodrat e Liqenit, në datën 9 qershor. Një vepër teatrore që përcjell mesazhe për dashurinë, nën interpreti­min e aktorëve Laert Vasili, Artemisa Kusi, Arjola Basho, Jaho Guma dhe Josif Sina. Protagonis­t këtë herë në vepër me personazhi­n e biznesmeni­t Marin, Vasili pohon se publiku do të gjejë një teatër me të folur dhe të kënduar mbi dashurinë. Skenografi­a dhe kostumet nga Joni Peçi, as. regjisore, Evisa Budina, muzika live në skenë nga Jetmir Alku, Yllnor Kurti, Roni Kapllani dhe Fisnik Kurti.

Shfaqja vjen si një teatër muzikor i gërshetuar me atë fizik. Vepra "Këngë dashurie me korba" ka marrë çmimin "Aleksandër Moisu" më 1997. Një histori dashurie, që i ngjan më shumë një kënge. Në qendër të veprës është Marini, ku papritur i shfaqet gruaja nga përtej, e cila vjen dhe i tregon se çfarë ka ndodhur me të kohë më parë, si dhe brak- tisja që i bëri ai kur kjo ishte vetëm 16 vjeç. Aktorja Arjola Basho tregon se "Këngë dashurie me korba" është një histori që i ngjan më shumë një kënge vaji, një këngë vaji është një këngë vdekjeje. Ajo shprehet se drama shqiptare flet për lëngun e jetës, "dashurinë". "Si njëri nga korbat, këtë herë në rol përfaqësoj ' femme fatale', që në njëfarë mënyre shpreh anën emocionale, ndjellësen, flet për dashurinë, ndjesitë, pra, femra që e kupton femrën dhe meshkujt që lëndojnë dhe braktisin meritojnë të ndëshkohen, botë e errët i pret. Korbat flasin për veprimet e pamenduara, që në fund i pret një ndëshkim i madh dhe ajo është vdekja, pra, korbat bashkëvepr­ojnë në një mënyrë të tillë, që me nënvetëdij­en tonë i vendosim personazhe­t në kushte të tilla sa që ua radhisim të gjitha. Radhitja e gjithçkaje se çfarë është kjo jetë, dhe kjo jetë do zemër korbi, të çon në mënyrë të pavetëdijs­hme se sa e erret është, pavarësish­t se ne nuk e shohim na pëlqejnë më shumë të shohim pëllumbat e bardhë", ka përfunduar aktorja Arjola Basho.

“MBRETËRESH­A” Autor: Regjia dhe interpreti­mi:

Rexhep Qosja madhe) Justina Aliaj ( Mjeshtre e

Konsulent artistik: Kompozitor dhe violinçeli­st: Formuluese muzike:

Naun Shundi, Rubin Kodheli, Flonja Kodheli. Në skenën e Teatrit Kombëtar në datat 9- 10 Qershor ora 20: 00

 ??  ??
 ??  ?? Nga shfaqja “Këngë dashurie me korba”
Nga shfaqja “Këngë dashurie me korba”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania